• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ngec dëmshpërblimi/ Çfarë do ndodhë me trashëgimtarët
Home
Sociale

Ngec dëmshpërblimi/ Çfarë do ndodhë me trashëgimtarët

14 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politik duket se ka ngecur. Në Thesarin e Shtetit, thuajse nuk është bërë asnjë pagesë nga Ministria e Financave për ish të përndjekurit. Gazeta u interesua pranë financave dhe burime nga ky insitucion thanë se do të ketë disa ndryshime në ligj, prandaj nuk janë kryer pagesa.

Sipas burimeve, po diskutohet përjashtimi nga skema i trashëgimtarëve përtej brezit të parë. Kjo do të thotë se dëmshpërblimin mund ta përfitojnë vetëm fëmijët e atyre që kanë vuajtur në burgjet e regjimit komunist dhe jo nipërit dhe mbesat.

Kjo është një ndër arsyet kryesore se përse janë ndërprerë pagesat për ish të dënuarit politik. “Ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda Qeverisë; do t’i shlyejmë të gjithë, brezi i dytë, brezi i tretë, brezi i katërt pambarim, apo do kufizohemi”, – është shprehur disa javë më parë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Pagesat
Gjithashtu arsyeja e dytë se përse trashëgimtarët nuk po marrin më këstet, ka të bëjë me faktin se pjesa më e madhe e fondit për ish të përndjekurit jepet për ata ish të dënuar që janë gjallë. Ndërkohë për ata trashëgimtarë që nuk kanë marrë këstin e tretë, duhet të presin.

Kjo për faktin se Ministria e Financave po jep këstet për ata që nuk kanë marrë këstin e parë dhe të dytë. Kjo do të thotë që do të jepen këstet e para dhe të dyta dhe më pas do të vijohet me dhënien e këstit të tretë. Duket se trashëgimtarët që kanë marrë dy këste, duhet të presin më gjatë për të marrë këstet e radhës. Janë me mijëra dosje që ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të parë dhe të dytë.

Ligji sot
Ndryshimi më i fundit i ligjit për ish të dënuarit politik, parashikon që 70% e fondit jepet për ish të përndjekurit që janë gjallë. “Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për të ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i vogël se 100 000 lekë dhe jo më i madh se 1 000 000.

Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashë-gimtarëve të ish-të dënuarve politikë”,- thuhet në ligjin për ish të përndjekurit politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kthehet Messi, Barcelona kërkon ta eliminojë Chelsean për një vend në çerekfinale
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Halli i Lulzim Bashës “këmbehet” në lekë, jo në dollarë apo rubla

k.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT