• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGARJA TRONDITËSE/ Tre fëmijë shkojnë për t’u larë në rezervuar, dy nxirren të vdekur. Një prej tyre…
Home
Aktualitet
Kronikë

NGARJA TRONDITËSE/ Tre fëmijë shkojnë për t’u larë në rezervuar, dy nxirren të vdekur. Një prej tyre…

16 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Milloshevë të Kosovës, ku raportohet se tre fëmijë kanë shkuar për t’u larë në një liqen artificial, por dy prej tyre fatkeqësisht janë mbytur.

Ka qenë një banor i zonës i cili ka konstatuar ndodhinë e rëndë dhe është vënë menjëherë në veprim. Ai mundi të nxjerrë një prej tyre, i cili ishte i pajetë.

Më pas u njoftua policia dhe FSK, e cila mbërriti në vendngjarje, ku bëri të mundur nxjerrjen e djalit tjetër të pajetë, ndërsa fatmirësisht fëmija i tretë u shpëtua.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e dy fëmijëve të cilët humbën jetën në një liqen artificial në Milloshevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka dhënë detaje duke treguar se fillimisht 3 fëmijë kishin hyrë në liqen, ndërsa 2 prej tyre nuk kishin arritur të dalin dhe kanë humbur jetën.

Baki Kelani po ashtu ka treguar se fëmija i parë është nxjerrë nga një fshatar, por fatkeqësisht ndihma e parë e dhënë nga ai dhe policia e Kosovës nuk ka arritur t’ia shpëtojë jetën.

Ai gjithashtu ka treguar se fëmijët janë të moshës 9 deri në 11 vjeç.

“Më lejoni që në emër të policisë së Kosovës t’iu shprehim ngushëllime familjes. Në këtë rast të cilësuar si hetim mbi vdekjen, kanë humbur jetën dy fëmijë. Fillimisht dua t’iu them që Policia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar në informacion se në një liqe artificial që gjendet prapa nesh, 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para thuhet se 2 prej tyre kanë hyrë në liqe dhe nuk kanë mundur të dalin, më pastaj një fshatar këtu ka marrë veprime dhe njërin ka arritur ta nxjerrë nga lumi. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ka tentuar t’i jep ndihmën e parë, fatkeqësisht në këtë rast është konstatuar se ka humbur jetën. Rreth orës 17:10 kanë arritur të nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet e nevojshme dhe ekipet emergjente të FSK-së, kanë bërë të pamundur që fëmijët t’i gjejnë dhe t’i shpëtojnë nga ky liqe, por dy fëmijë fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 9 deri në 11 vjeçar. Informacionet e para tregojnë se kanë lidhje familjare apo miqësie mes veti por këto janë vetëm informacionet e para”, tha Kelani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMET NGA TËRMETI/ Veliaj: Nisim pagesat në dorë për 3 mijë dosjet e para
Previous article "ZËRI I AMERIKËS": Çfarë pritet nga takimi Kosovë-Serbi më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

F.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT