• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGACMONTE 11 VJEÇAREN/ Trondisin dëshmitë e nxënëseve për mësuesin: Më futi në klasë dhe më QËLLOI nga pas…
Home
Breaking News

NGACMONTE 11 VJEÇAREN/ Trondisin dëshmitë e nxënëseve për mësuesin: Më futi në klasë dhe më QËLLOI nga pas…

1 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmi tronditëse vijnë nga nxëneset e shkollës “Ali Hajdini”, në fshatin Kalasë të Delvinës të cilat janë përballur me ngacmimet e mësuesit të tyre. Një prej rasteve u denoncua vetëm dy muaj më parë, ndërsa autoritetet e arsimit, që ishin në dijeni të rastit, bënë vetëm zhvendosjen e mësuesit në një shkollë tjetër, 4 kilometra nga Kalasa.

E mitura që foli për ngacmimin me gjyshen është ende shumë e tronditur. Gjyshja e saj tregon: “Vajza më tha që mësuesi e kishte marrë në klasë dhe e kishte qëlluar nga pas. Më pas, e kishte puthur. Ai të dënohet siç e meriton sepse nesër mund të ngacmojë një tjetër”.

Ndërsa nëna e vajzës shprehet: “Kur më tha vajza se çfarë kishte ndodhur, unë shkova te shkolla dhe u përballa me mësuesin, por nuk pranoi gjë. Unë dua që ai të marrë dënimin që duhet”.

Një tjetër vajzë e klasës së gjashtë dhe nëna e saj drejtuan një denoncim për ngacmim pak muaj më parë. Njëra prej vajzave thotë se ai kishte prekur shoqet e saj të klasës.

Neshat Tepelena jepte mësim në shkollën e fshatit Kalasë prej më shumë se dy dekadash. Ai u akuzua publikisht për herë të parë për një rast ngacmimi seksual në vitin 2003, kur një vajzë 12 vjeç rrëfeu se ishte abuzuar prej tij dhe ndihej e kërcënuar dhe e frikësuar në shkollë. Në atë kohë, thotë Ferdin Xhaferi, ish-koleg me Neshet Tepelenën, mësuesit nuk e besuan fëmijën.

“Nuk e besova për atë rast. Nuk e besoja sepse e dija si veten. Por, tani them se është e vërtetë”, deklaron Xhaferi. Ndërsa prokuroria është duke e hetuar rastin Neshet Tepelena. Rastet e njohura publikisht të ngacmimit të të miturave prej tij janë të paktën 3, por organet e hetimit besojnë se situata mund të jetë edhe më e komplikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Monchi: Të bashkuar jemi të pathyeshëm
Previous article Prokurori Mueller 60 pyetje për Trump, reagon presidenti: Është e turpshme që...

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT