Një 60-vjeçar u vu në pranga nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, por kjo nuk ishte arsyeja pse uniformat blu të Lezhës ishin nisur drejt tij. Një denoncim i mbërritur pranë komisariatit të Lezhës, vuri në lëvizje efektivët të cilët e arrestuan 60-vjeçarin me inicialet V.N pasi ka ngacmuar një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara, ndërsa dyshohet se edhe mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të.
Kur policia e arrestoi, 60-vjeçari me banim në Lezhë, ka qënë duke drejtuar automjetin e tij, ku ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.93mg/l.
Policia e Lezhës njofton se materialet procedurale i kaloi pranë Prokurorisë së Krujës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendje të dehur “.