Një 55-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, nën akuzë për ngacmim seksual.
Mësohet se ai është akuzuar nga dy të reja, të cilat e kanë denoncuar se i ka ngacmuar seksualisht, duke bërë që të arrestohet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin P. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase”, njofton policia e Tiranës.


