• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGACMOI SEKSUALISHT DY NXËNËSET/ Prokuroria e Elbasanit ngre grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes në shkollën 9-vjeçare në Rrajcë
Home
Aktualitet
Kronikë

NGACMOI SEKSUALISHT DY NXËNËSET/ Prokuroria e Elbasanit ngre grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes në shkollën 9-vjeçare në Rrajcë

17 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur hetimet për veprën penale “Ngacmimi seksual” kundër fëmijëve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal, pas referimit të informacionit nga Komisariati i Policisë Librazhd, se më datë 16.04.2025, shtetasi VA, drejtor i shkollës “Sali Halili”, në fshatin Rrajcë, Prrenjas ka kallëzuar faktin se i kishin ardhur informacione se shtetasi Fatmir Hoxha, mësues i lëndëve “Histori-Gjeografi në shkollën vartëse “Ali Hana”, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij në klasën e VIII dhe në klasën e IX.

Pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë veprimet e para procedurale dhe hetimore nën drejtimin e prokurorit të çështjes, ku janë pyetur punonjës të shkollës ku dyshohet se është kryer vepra penale, prindër të viktimave të mitura, janë administruar përmes këqyrjes dokumente të mbajtura nga ana e stafit administrativ të shkollës në fjalë, si dhe vendimi për pezullimin nga detyra të shtetasit Fatmir Hoxha .Si rezultat i këtyre veprimeve paraprake hetimore është krijuar dyshimi se shtetasi Fatmir Hoxha, duke shfrytëzuar detyrën e tij si mësues dhe faktin që në klasat e viktimave të mitura nuk ka patur shumë nxënës të tjerë, pasi krijonte situata ku ato të gjendeshin vetëm, ka kryer sjellje me natyrë ngacmuese seksuale kundrejt tyre.

Në kushtet e dyshimeve të krijuara si më lart, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Fatmir Hoxha,i cili nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij. Ndërkohë, po më datë 16.04.2025, në orët e mbrëmjes, ky shtetas është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, teksa është paraqitur për të dalë nga territorit i Republikës së Shqipërisë për në Austri, përmes një linje ajrore. Duke vlerësuar rrezikun e ikjes së shtetasit Fatmir Hoxha, është proceduar me ndalimin e tij.

Lidhur me rastin, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori dhe OPGJ të specializuar për çështje me viktima të mitur, si dhe janë njoftuar njësitë përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe strukturat shtetërorë përgjegjëse. Njëkohësisht, po vijohet me thellimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të faktit penal dhe identifikimin e rasteve të tjera potenciale në të njëjtën shkollë të kryer nga personi nën hetim Fatmir Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Humb jetën 29-vjeçari, plagoset një tjetër
Previous article TARIFAT E REJA TË SHBA/ Trump para takimit me Melonin: Çdo komb dëshiron të takohet, përfshi dhe Kinën. Sot Italia

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT