• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGACMOI SEKSUALISHT 13-VJEÇAREN/ Gjykata e Beratit vendos arrest me burg për Petrit Piren
Home
Aktualitet
Kronikë

NGACMOI SEKSUALISHT 13-VJEÇAREN/ Gjykata e Beratit vendos arrest me burg për Petrit Piren

18 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Është dhënë sot masa e sigurisë “arrest në burg” për pedofilin 31-vjeç Petrit Pire,i arrestuar dy ditë më parë pas akuzave ndaj tij të një 13-vjeçari nga fshati Moravë,që e ka akuzuar se e ka prekur seksualisht në organet gjenitale. Petrit Pire,nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës ka dalë sot përpara togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë. Ka qënë prokurori Dritan Gripshi,që në bazë të provave dhe dëshmive të grumbulluara i ka kërkuar gjykatës “vlerësimin të ligjshëm” të arrestimit të tij,për veprën penale “ngacmim seksual” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” pa afat.

Mësohet se pedofili Petrit Pire,i pyetur në seancë,nuk ka pranuar ta ketë prekur të miturin. “Unë jam njohur me 13-vjeçarin nëpërmjet lojës Free Fire që luanim prej disa muaj bashkë në internet,ku ishin edhe 2 lojtarë të tjerë. Pasi pashë profilin e tij dhe meqë jetonim afër njëri-tjetrit i kërkova të takoheshim nga afër. Kam shkuar në afërsi të një reparti ushtarak në fshatin Moravë ku ai jetonte dhe kisha marë me vete edhe 2 suflaqe,të cilat i kisha blerë për ti ngrënë së bashku. Kam qëndruar 30 minuta me të,derisa mbaruam ushqimin dhe jam larguar për në banesën time,nuk e kam prekur në asnjë moment”-ka thënë në sallën e gjyqit Petrit Pire. Gjyqtari Pëllumb Zaimi,pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e palëve,ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e Petrit Pires dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.

Burime të besueshme nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije se,ka dyshime se 13-vjeçari G.Ç nuk është e vetmja “pre” e pedofilit 31-vjeçar Petrit Pire. Për këtë arsye prokuroria ka sekuestruar telefonin e Petrit Pires për ta analizuar dhe për të parë kontaktet e tij me të tjerë fëmijë,me të cilët ka qënë në kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet lojës Free Fire,ku kishte profilin “police”.

NGJARJA

Arrestimi i 31-vjeçarit Petrit Pire u krye mbrëmjen e së hënës në banesën e tij.Ngjarja kishte ndodhur 2-javë më parë por i mituri nuk u kishte treguar prindërve.Të hënën ai u kishte treguar familjarëve dhe ata e kanë shoqëruar në polici për të denoncuar ngacmimin seksual. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,13-vjeçari ka treguar gjithçka kishte ndodhur,në prani edhe të një psikologu.I mituri ka treguar se ishte njohur me Piren në lojën Free Fire dhe pasi e kishte ftuar për tu takuar,ai kishte shkuar.I mituri ka treguar se Pire i ka zbërthyer pantallonat,ja ka ulur poshtë dhe e ka fërkuar në organet gjenitale.13-vjeçari është trembur,ka bërtitur dhe është larguar me vrap.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET NË REFORMËN NË DREJTËSI/ Gjykata e Lartë më shumë vendime në dhomë këshillimi. Korrupsioni nën 50.000 lekë i hiqet SPAK
Previous article "MUND TË KISHA VËNË PRANGA, PRAPË DO KAPESHIN"/ Elvisi tregon pas largimit: Ishte manipulim (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT