Ka një numër të konsiderueshëm drejtorësh të arrestuar të cilët vijnë nga radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Rasti më i fundit është ai i Dashamir Xhikës, ish drejtori i rrugëve që sot iu dha masa “Arrest me burg”, nën akuzën e korrupsionit dh abuzimeve me investimet publike.
Xhika njëkohësisht është edhe kryetar i LSI në qarkun e Elbasanit. Ky i fundit, është kryetari i dytë radhazi që përvec kryetar i forcës politike, ka mbajtur edhe postin e drejtorëve të rëndësishëm e që më vonë janë arrestuar dhe akuzuar për të njëjtat akuza: Korrupsion dhe shpërdorim detyre.
I pari ka qënë Pjerin Xhuvani që mbante postin e drejtorit Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ndreu u arrestua në qërshor të 2015 pas akuzave se abuzonte me fondin e ilaçeve të rimbursueshme.
Në të njëjtën kohë, Pjerin Xhuvani mbante dhe postin e Kryetarit të LSI.
Xhika dhe Xhuvani, të dy kryetarë të LSI në Elbasan. Po të dy të vendosur në poste të rëndësishmë, dy drejtori të medha me fonde e tendera të shumtë.
Njëri pas tjetrit morën të njëjtat akuza (korrupsion) , e të njëjtin fat duke përfunduar në burg. Pjerin Xhuvani u arrestua kur LSI ishte ende në qeveri me Partinë socialiste.
Ndërsa Dashamir Xhika, sot, kur LSI po tenton të bëjë opozitë krah Partisë demokratike.
Pjerin Xhuvani:
Dashamir Xhika:
Përgatiti: AlpeNews.al