• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA XHUANA NIKOLLAJ, TE ALMA ARRAZI/ Rastet TRONDITËSE të vetëvrasjes si pasojë e dhunës në familje
Home
Ekskluzive

NGA XHUANA NIKOLLAJ, TE ALMA ARRAZI/ Rastet TRONDITËSE të vetëvrasjes si pasojë e dhunës në familje

18 March, 2026 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Vetëvrasja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj ka rikthyer në vëmendje pasojat ekstreme të dhunës në familje. E reja, e cila kishte lënë pas një martesë të dështuar, ishte zhvendosur nga Shëngjini në Tiranë me synimin për të nisur një jetë të re, larg dhunës.

Në pamundësi ekonomike për të jetuar e vetme, ajo ndante banesën me mikeshat, ndërsa kishte përfunduar studimet e larta dhe priste të gjente një punë për të siguruar një jetë të qëndrueshme.

Sipas të dhënave hetimore, 25-vjeçarja është dhunuar në banesën me qira nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, i cili e ka goditur në trup dhe në kokë. Ngjarja dyshohet të ketë ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e rënduar psikologjike të të resë.

Në kushte dëshpërimi, Xhuana Nikollaj konsumoi fostoksinë, duke tentuar t’i japë fund jetës. Ajo u gjet në gjendje kritike nga një prej shoqeve dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, humbi jetën.

Në një letër të lënë pas, e reja i kërkonte falje prindërve dhe shprehej se nuk donte të lëndohej më. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shenja dhune në trupin e saj.

Ish-bashkëshorti është shpallur në kërkim nga autoritetet, nën akuzat për “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”.

Rasti i Xhuana Nikollaj nuk është i izoluar. Të dhënat tregojnë se dhuna në familje mbetet një problem shqetësues në vend, ndërsa në disa raste ajo ka çuar në pasoja fatale, përfshirë edhe vetëvrasjen e viktimave. Alepews.al ju rikujton disa nga rastet më të dhimbshme të vetëvrasjes.

Bedrie Lokabedrie loka - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të verifikuar me disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e rajonit, informacione ekonomike.Mbulon me lajme të gjithëve

Bedrie Loka ishte nëna e tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve. Më i vogli ishte dëshmitar i dhunës që babai, Xhemal Loka, ushtronte ndaj nënës së tij dhe madje e kishte filmuar me celular, një dëshmi tronditëse që mjaftoi për ta dënuar Xhemal Lokën. Bedrie Loka i dha fund jetës në banesën e tyre në fshatin Vadardhë, Durrës, më 2 janar 2024.

Fillimisht u tha se akti ekstrem ishte pasojë e bullizmit në rrjetet sociale, por hetimet zbuluan se bashkëshorti i saj, një ish-emigrant i skeduar për çështje droge, e dhunonte sistematikisht. Fëmijët rrëfyen para policisë se babai i dhunonte nënën në mënyrë të përsëritur.

“Babi e kishte dhunuar mamin me grushta, e kishte shtrirë përtokë, ishin zënë me njëri-tjetrin dhe mami ishte nxirë komplet nga krahët dhe në pjesë të trupit,” rrëfeu djali i mitur i çiftit. Vajza e madhe tregoi bisedën e fundit me nënën: “Atë natë nuk isha e qetë, ajo më tha: ‘Do e qep mami, do e qep’ dhe fiku telefonin. Kur shkova te spitali më tha me shpresë se do të shpëtonte, ‘boll durova më’.” Xhemal Loka është dënuar me 10 vite burg.

Sibela AbediniPamjet në kohë janë montazh? Tezja: Nuk është ajo në foto, Sibela ishte 50 kg, me flokë të kuqe |

E bullizuar në rrjetet sociale, e mbetur pa punë dhe me një fëmijë të vogël për tu kujdesur, Sibela Abedini zgjodhi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati në Kamzë. Për akuzën “shkaktim vetëvrasjeje” po gjykohet Altin Coku, i cili nuk e dhunoi fizikisht, por psikologjikisht, pasi presioni i shkaktuar nga publikimi i fotove intime e shtyu 27-vjeçaren të merrte këtë vendim.

Alma ArraziAlma Arrazi po kurohej për depresion", nga deklaratat kontradiktore të familjes së... /"Në Target: Çifti kishte një diferencë moshe! Si u zbulua tradhtia - Balkanweb.com - News24

Historia e saj është ndoshta nga më tronditëset. Nga dhuna psikologjike, Alma zgjodhi të hidhej në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj. Katër viktima brenda një familjeje. Tragjedia ndodhi më 3 maj 2024 dhe shokoi Shkodrën dhe opinionin publik. Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, është dënuar me 4 vite burg për shkaktim vetëvrasjeje.

Rastet janë të shumta, dramat njerëzore janë tronditëse. Humbjet janë të jashtëzakonshme. Vajza e gra që nuk shohin dritë në fund të tunelit për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike dorëzohen duke i dhënë fund jetës. Historitë e këtyre vajzave dhe grave thërrasin për ndërgjegjesim: nëse shoqëria nuk reagon sot, nesër mund të jetë vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E THE GUARDIAN/ Vrasja e Ali Larijanit, ja pse vdekja e tij mund të jetë humbje më e madhe për Iranin se ajo e Khameneit
Previous article VETËVRASJA E XHUANA NIKOLLAJT/ “E pritëm lajmin me ulërima”, familjarja e ish-bashkëshortit: Ish-vjehrra s’ka ushtruar kurrë dhunë

s.autor

Postime të ngjashme

MARKA LUKSOZE PA DOKUMENTA DHE SHITJE PA KUPON/ Goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë Aktualitet

MARKA LUKSOZE PA DOKUMENTA DHE SHITJE PA KUPON/ Goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT