• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nga VRASJET gjakftohta, tek fshehja e PASURISË. Si po ekspozohen FEMRAT gjithnjë e më shumë para drejtësisë (RASTET)
Home
Ekskluzive

Nga VRASJET gjakftohta, tek fshehja e PASURISË. Si po ekspozohen FEMRAT gjithnjë e më shumë para drejtësisë (RASTET)

14 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Rastet të cilat po ekspozojnë para drejtësisë gjithnjë e më shumë figurën e femrës duken se po shtohen dita ditës.
Sa më shumë shoqeria priret të jetë e hapur, e sa më shumë femra avancon me pozitat e saj shoqërore, politike dhe shtetërore aq më shumë shtohen rastet e ekspozimit të femrave edhe në lloje të reja akuzash që dikur as nuk mendoheshin. Me sa duket, barazia gjinore bën që kjo të arrihet edhe në ekspozimin e tyre te barabartë përpara ligjit.

Kujtojmë së vetëm brenda muajve të fundit, shifrat e mashtrimeve apo krimeve nga femrat janë rritur ndjeshëm, duke përfshirë figura të njohura të opinionit publik, si stomaloge apo prokurore…

Nga vrasjet gjakftohta për motive të dobëta, deri tek fshehja e pasurive:

Ngjarja më e bujshme e ditëve të fundit: Rovena Gashi ka fshehur të paktën 16 prona duke mos i deklaruar ato në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, por as edhe në formularët që ka dorëzuar për tiu nënshtruar kontrollit nga ligji për vettingun.
Bëhet fjalë për 16 prona të cilat janë përkatësisht 14 apartamente në një pallat të vetëm në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës dhe për dy godina biznesi që ndodhen në lagjen nr. 14 në Shkozet të Durrësit.

Olesia Duka, stomatologja që ka bëri naming duke “zhvatur” biznesmenët e qytetarët: Olesia Duka, 38 vjeç, stomatologe e njohur në Tiranë, por edhe në fushën e bamirësisë, është arrestuar nga policia me vendim gjykate. Masa e sigurisë u shpall pas dyshimeve se, përmes mashtrimit, stomatologja i ka marrë 11 biznesmenëve (konkret), shumën prej afro 2 milionë eurosh.

Edhe pse nëpërmjet avokatit të saj ajo ka tentuar të sqarojë se kanë qënë biznesmenët ata që e kanë kërcënuar, gjithcka ka mbetur thjesht një deklaratë e guximshme nga ana tyre.
Rasti me i fundit sot, ku një tjetër e mashtruar ka vendosur të akuzojë përpara kamerave dhe të rrëfejë se si Olesia Duka, e mashtroi duke i marr 30 mijë euro me të cilat Fjorza Mullaj kuronte vajzën e saj 2-vjeçare të sëmurë me fibrozë cistike.

Jo vetëm mashtrime por edhe vrasje makabre. Një krim i ndodhur një vit më parë ka tronditur të gjithë opinionin publik. Bëhet fjalë për  nusen 21 vjeçare që kishte vrarë vjehrrën e saj me helm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prill të 2017 në Kamëz, ndërsa ditën e djeshme është arrestuar nusja vrasëse, Marjana Cmeta.

Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami.
Ishte nuse për djalë të vetëm Marjana Cmeta dhe me këtë argument e fejuan që 18 vjeçe me mblesëri. Pas një viti Marjana edhe studente për mësuesi, u kthye tek prindërit, atëherë kur në ditën e pestë në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra.

Rrëfimi në videon e siguruar nga hoxha:

“Kam dy vite e martuar, marrëdhënia jonë nuk ishte e mirë, dhe kisha frikë se ndikonte vjehrra. Një ditë vjehrra erdhi të blinte fidanë, dhe vendosa ta ftoja në shtëpi gjasme për t’u pajtuar.

Aty i hodha në limonadë fotoksinë, dhe vjehrra përpëlitej, aty mendova se do më arrestonin në polici e se jeta ime do merrte në fund.
E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni, dhe gjatë përleshjes i vura shall dhe më pas duke parë që nuk munda, i vura duart në fut për ta mbytur,” mësohet t’i ketë thënë Marjana Çmeta hoxhës.

Të tjera raste ku femrat janë vënë para drejtesisë:
Elvira Lani 39 vjeҫ, e cila akuzohet se ka mashtruar disa persona në shuma me shuma të mëdha parash.

Një 43-vjeçare nga Elbasani, Vjollca Misha,mashtronte duke i premtuar një gruaje nga Drenova se do t’i gjente një punë, ajo i ka marrë asaj 200 mijë lekë, jo vetëm duke mos e punësuar kundrejt ryshfetit, por edhe duke u fshehur. Pas kallëzimit në Prokurori, ndaj Mishës u lëshua një urdhër-arresti për vjedhje me anë të mashtrimit, që u ekzekutua dje. Misha nuk e kishte për herë të parë fitimin e parave me këtë formë, pasi ka mashtruar më parë edhe disa persona të tjerë.

Luli dhe Adelia Makashi, nënë e bijë që mashtruan me vizat kanadeze:

27 persona në qytete të ndryshme të vendit denoncuan për shtetaset në fjalë , skemë mashtrimi pas denoncimit të bërë nga ato. Luli dhe Adela u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t’u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderueshme parash, të cilat varionin nga 2500 euro deri në 20 mijë euro (në disa raste edhe me dollar). Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 10 vite burg per Lule Makashi dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adela Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit.

Klodiana Kuqi
Klodiana mbart pseudonimin “Supermashtruese”

Gjithçka fillon kur Klodiana i premton fqinjit të saj (Klodian Dedja) se do fuste në punë nusen e tij (Elona Dedja), si infiermiere në spitalin e qytetit. Vetëm se për ta bërë këtë i duheshin 1000 euro. Kjo nuk ndodhi dhe është sot një nga akuzat që i rëndon Klodianës.
Si kjo, ka dhe dhjetra raste të tjera ku Klodjana akuzohet se ka marr shumë parash në këmbim të favorave me persona që ajo mendohej se i njihte.
Siç edhe shohim në “Facebook-un” e saj, Klodjana duket se shpeshherë i pelqente të bente postime nga jeta e saj, me veshje, udhëtime apo ushqime.

Endira Bushati, ish-drejtoresha e AMA-s, është marrë e pandehur nga Prokuroria e Tiranës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dosja në ngarkim të saj i është dërguar gjykatës.

Në një nga shkeljet më të rënda që ka vërejtur prokuroria, për të cilën ka gjykuar se ajo duhet të merret e pandehur është fakti se vetë Bushati iu është drejtuar operatorëve televizivë duke iu kërkuar transmetime të hapura të televizioneve kombëtare, duke bërë shkelje të rënda në detyrën e saj.

Dallandyshe Bici: Hetimet për të nisën pas kallëzimit të një banori të Udënishtit në Pogradec, i cili i ka kallëzuar për prishje në mënyrë të paligjshme të lokalit të tij 450 m2, në zonën e Liqenit të Ohrit.

Pas një procesi të gjatë ajo u shpall e pafajshme.

Adriana Shehu: Ish-Drejtoresha e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë, është arrestuar me akuzën për shpërdorim detyre. Nje ekzekutim i urdhrit te prokurorise lokale, e cila ka ngritur akuzen e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale ndaj Adriana Shehut.
Ajo më vonë  është lënë e lirë kundrejt garancisë pasurore.

Në nëntor të 2014, Policia e Lushnjës ndaloi me urdhër të Prokurorisë, drejtoreshën arsimore në këtë qytet,Luiza Tabaku, e cila u merrte shuma të konsiderueshme mësuesve të rinj me qëllim për ti punësuar.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zoti e ruajt mbretin/ Tifozët e Barcelonës i kanë kushtuar një koreografi speciale yllit të tyre, Leo Messi
Previous article Gattuso: Kemi lindur gati! Me Donnarumën pi kafen e mëngjesit dhe... (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm Aktualitet

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

“I BIE TË RRIMË 45 VJET KËTU”/ Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat Aktualitet

“I BIE TË RRIMË 45 VJET KËTU”/ Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT