• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA VRASJA E SHOKUT PËR BORXHIN TEK VJEDHJET/ Kush është “tmerri” i Shkodrës
Home
Breaking News

NGA VRASJA E SHOKUT PËR BORXHIN TEK VJEDHJET/ Kush është “tmerri” i Shkodrës

12 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka arrestuar sot një person të rrezikshëm të shpallur në kërkim për vrasjen e mikut të tij, Angjelin Shkambi.

Në pranga ka rënë 29-vjçari Artan Koçeku, i cili dy vite më parë ekzekutoi me plumba në kokë shokun e tij, brenda makinës. Prokuroria e Shkodrës sqaroi në atë kohë se vrasja kishte ndodhur për një borxh 30 mijë eurosh.

Kush është Artan Koçeku, i kapur ditën e sotme:
Përveç vrasjes së shokut të tij, 35-vjeçarit Angjelin Shkambi, mbi të riun rëndojnë edhe një sërë akuzash të tjera. Artan Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër.

28-vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë, u arrestua në vitin 2013, si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash, të cilët grabisnin me armë pika karburantesh. Në atë kohë, policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.

Së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani, janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

E shkuara kriminale e Koçekut nuk përfundon me kaq. Së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë (Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër.

Ngjarja, si e vrau shokun e tij me plumba në kokë, i përfshirë dhe në një përplasje me armë

Shtetasi Artan Koçeku i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe me datë 17.12.2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. Sh. 35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër, teksa e ka qëlluar me disa plumba në kokë, brenda makinës së tij.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj I Ri dhe ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRAND PRIX BUDAPEST/ Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysmëfinale, synon medaljen e...
Previous article PAS ZYRTARIMIT ME YLLIN FRANCEZ/ Barcelona merr këtë vendim për Griezmann

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT