Një ngjarje e rende ka tronditur Mallakstren pasditen e sotme, teksa është gjetur trupi i një gruaje në rezervuarin e fshatit Gjerbë.
Detajet zbuluan se 16-vjeçari dhunoi e vrau nusen e xhaxhait, me dy shokë të tij me të cilët kishte hyrë në banesë për ta grabitur.
Drita Saliaj u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, (djali i vëllait), L.Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arestuar, kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares për të grabitur, por janë pikasur nga Drita Salia.
Në momentin që ajo ka njohur edhe djalin e kunatit, e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj.
Rastet ku grabitjet kanë perfunduar në tragjedi nuk janë të pakta në Shqipëri, ndonëse në disa viktima është edhe grabitësi.
ALPEnews.al ju sjell si mëposhtë disa prej tyre
Një rast i tillë eshte edhe ai i grabitjes së bujshme të parave nga aeroporti i Rinasit, ku kreu i grupit, Admir Murataj mbeti i vdekur pas përplasjes me policinë.
Edhe në grabitjen e Fierit, vritet 20 vjeçari pjesë e bandës së grabitësve
Xhuljano Sollaku, 20-vjeçari që mbeti i vrarë pas një tentative grabitjeje në Fier, ku autorët hapën zjarr ndaj policisë.
Edhe pse në moshë të re, 20-vjeçari kishte bërë shumë vjedhje në qytetin e tij të lindjes, por së fundmi merrej edhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht, heroinë dhe kokainë. Sollaku kishte kryer bashkë me dy miqtë e tij, të paktën 50 vjedhje në zonën e Bradasheshit dhe Katundit të Ri, duke u kthyer në makthin e banorëve që jetojnë në periferi të Elbasanit.
Në Tiranë, grabitësi vrau me dy plumba arkëtaren 43 vjeçe
Arkëtarja e filialit të bankës NBG, shtetasja Leonora Kaloçi, u vra gjatë një tentative grabitjeje në filialin që ndodhet në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Gruaja 43-vjeçare u qëllua me dy plumba në trup dhe gjeti vdekjen rrugës për në spital.
Sulmi brenda filialit të bankës besohet se ka ndodhur pasi veprimet e arkëtares ngjallën dyshime te grabitësi se ajo po lajmëronte policinë.
Futet për të grabitur në një pikë karburanti, autori vret punonjësin 44-vjeçar.
Autori ka shkuar me një motor të kuq dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 të rinj. Sipas policisë, autori i vrasjes ka qenë i maskuar me skafandër në kokë. Ai ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me çifte punonjësin e kësaj pike, shtetasin Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë.
Kolonjë. Hyn për të grabitur delet, pronari vret 17 vjeçarin
Një 17 vjeçar ka tentuar të vjedhë në stanin e një fshatari në Kolonjë të Lushnjës, por ngjarja ka marë përmasat e një tragjedie pasi në vjedhje e sipër 17 vjeçari ka mbetur i vdekur nga një plumb çifteje. Francesko Dervishi, është pikasur nga pronari i stanit, Ibrahim Gjolena, i cili me armën e gjahut që e mbante në shtëpi ka qëlluar në drejtim të grabitësit duke e lënë të vdekur në vend.
/ALPEnews.al








