• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA VRASJA E KRYEMINISTRIT DERI TEK PËRFSHIRJA E IZRAELIT/ Dyshimet dhe kospiracionet pas shpërthimit të frikshëm në Bejrut
Home
Nderkombetare

NGA VRASJA E KRYEMINISTRIT DERI TEK PËRFSHIRJA E IZRAELIT/ Dyshimet dhe kospiracionet pas shpërthimit të frikshëm në Bejrut

6 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet libaneze kanë nisur hetimet për zbardhjen  plotë të shpërthimit që shkaktoi katastrofën më të madhe të ndodhur dekadat e fundit në vend.

Menjëherë pas shpërthimit, mediat raportuan se në port ishte akumuluar një sasi prej 2.750 ton nitrat amoni. Besohet se lënda kimike ka shkaktuar shpërthimin e madh njësoj si një bombë atomike.

Raportime të tjera flasin se në zonë mund të ketë pasur prani të lëndë eksplozivi e cila ka ndikuar në mega-shpërthimin, pasi para tragjedisë, ndërsa flakët dhe shtëllunga tymi dukeshin në zonë, ka pasur edhe plasje të fishekzjarrëve.

Mediat vendase rapotojnë se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e shkëndijave gjatë saldimit të një objekti, të cilat provokuan zjarrin e më pas eksplozionin tragjik.

Prezenca e kimikateve në ajër ka detyruar ministrin e Shëndetësisë t’i kërkojë qytetarëve që kanë mundësi, të largohen nga qyteti, pasi rreziku i materialit të shpërndarë në ajër, mund të kenë efekte edhe vdekjeprurëse.

Por dyshimet nëse shpërthimi ka qenë vërtetë aksidental janë shumë të mëdha.

Hipotezat e ngritura deri më tani flasin se ngjarja mund të ketë qenë një mënyrë për të shpërqendruar njerëzit nga vendimi I pritshëm për autorët e dyshuar të vrasjes se ish kryeministrit Rafic Hariri, më 14 shkurt të vitit 2005.

Ai u ekzekutua përmes shpërthimit të një makine bombë, ku humbën jetën edhe 22 persona të tjerë.

Një tjetër pistë është lufta midis fraksioneve të Hezbollahut: ky grup politiko-fetar, aleat me regjimin e bashal Al Asadit në Siri, nuk përjashtohet nga dyshimet se mund të ketë ndërmarrë një akt për të destabilizuar Libanin.

Por lëvizja ndërkohë ka mohuar përfshirjen në ngjarje.

Të tjerë mendojnë se ky është një sulm kundër një depoje armësh që i përket Hezbollahut dhe aleatëve iranianë, dhe përgjegjësia i atribuohet Izraelit ose vendeve të Gjirit Persik.

Por Ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi, mohoi spekulimet për përfshirje të Izraelit, duke thënë se shpërthimi ishte një aksident, si dhe ka kërkuar të bëhet kujdes me këto spekulime.

Dyshime për një ngjarje jo aksidentale ngriti edhe presidenti Trump, megjithatë hetimet pritet të sqarojnë plotësisht të vërtetën.

Ndërkohe, kryeministri libanez Hassan Diab u zotua se përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ Avokati ankimon vendimin për futjen në izolim të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij
Previous article VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË E GRABITJE/ Kush janë 3 'të fortët' që OFL u kërkon të justifikojë pasurinë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët Botë

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta Botë

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT