• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA VRASËS ME PAGESË, TEK PASTRIMI I PARAVE/ Kush janë dy vëllezërit Pashaj që donin të “hiqnin qafe” Aredin Beharin
Home
Breaking News

NGA VRASËS ME PAGESË, TEK PASTRIMI I PARAVE/ Kush janë dy vëllezërit Pashaj që donin të “hiqnin qafe” Aredin Beharin

28 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK arriti ditën e djeshme të zbardhte dy atentatet e ndodhur në harkun e dy viteve, ndaj Aredin Beharit, në qyteti ne Fierit.

Albert Pashaj ra në pranga, me akuzën se ka paguar Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasen për të vrarë Beharin në vitin 2017 dhe 2019. Ndaj tij rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer për interes por mbetur në tentativë, pasi Behari arriti t’i shpëtonte të dy rasteve.

Ndërkohë, në verifikim nga Prokuroria e Posaçme është dhe vëllai i tij, Ardina Pashaj, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarjë së bashku me të vëllain.

Pazari me dy vrasësit me pagesë Hoxhaj dhe Skerdi Tasi është bërë kundrejt 80 mijë eurove, por në dy sulmet me armë të nëntorit 2017 dhe prillit 2019, shënjestra Aredin Behari fatmirësisht ka shpëtuar. Dy vëllezërit Pashaj, që besohet se kanë financuar vrasjen e tregtarit të naftës Aredin Behari, nuk janë të panjohur në policinë kriminale të Fierit.

Mësohet se policia zotëron një dosje penale për Ardian dhe Albert Pashaj, e cila tregon hetimin për pastrim parash që policia dhe prokuroria e Fierit kanë kryer në vitet 2017-2018 ndaj dy vëllezërve Pashaj.

Ky hetim është udhëhequr nga prokurori i çështjes Genci Mane, i cili më pas për shkak të mos sigurimit të provave të mjaftueshme, ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj dy vëllezërve Pashaj. Pushimi i dosjes rezulton të jetë miratuar në datën 29 janar 2021 nga gjyqtari i Fierit, Taulant Banushi. Sipas dosjes hetimore, thuhet se sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Fier, ka referuar një informacion se vëllezërit Ardian Pashaj dhe Albert Pashaj, kanë siguruar pasuri në mënyrë të pajustifikuar dhe të paligjshme. Sipas këtij informacioni, dy vëllezërit zotëronin shuma të konsiderueshme, në të holla dhe disa pasuri të paluajtshme në disa qytete të vendit.

Pse Altin Ndoci ishte në shënjester të Nuredin Dumanit? Dëshmia e plotë e Henrik Hoxhajt. Si u njohën me Besian Xhixhën
Në funksion të verifikimit të këtij informacioni, prokuroria Fier i është drejtuar institucioneve shtetërore dhe private, duke siguruar të dhënat në lidhje me të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të Ardian Pashaj dhe Albert Pashaj. Nga përgjigjet e ardhura nga hipoteka e Fierit, ka rezultuar se dy vëllezërit zotëronin disa pasuri të paluajtshme në Fier dhe Patos. Nga të dhënat që janë siguruar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë tregtare në Shqipëri, ka rezultuar se Ardian Pashaj, ka pasur llogari dhe ka kryer transaksione në disa prej tyre, por në shuma të vogla. Ndërkohë hetimi ka zbuluar se në llogarinë e vëllait tjetër, Albert Pashaj, në një bankë të nivelit të dytë, nga muaji janar 2017 e në vazhdim, kreditohet çdo muaj shuma 100,000 lekë, me përshkrimin se është pagesë qiraje.

Hetimet e prokurorisë janë shtrirë edhe tek Interpol Tirana, duke kërkuar informacion nëse dy vëllezërit kishin rekorde kriminale në ndonjë shtet të huaj. Për shkak se të dhënat e tyre ishin zero në bankën kriminale të “Interpol Tirana”, prokuroria e Fierit në 2020 kërkoi pushimin e ndjekjes penale për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” ndaj dy vëllezërve Pashaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPET "MAT" 37-VJEÇARI NË FIER/ Po vadiste kanabisin mes vreshtit të rrushit, policia...
Previous article DEL FOTO/ Ky është 39-vjeçari me precedentë të theksuar kriminal që grabiti 40 mijë euro në Astir, çfarë u zbulua në...

s.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT