• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA VJEDHJET TEK DHUNA NË FAMILJE/ Policia e Durrësit prangos 8 persona, 1 shpallet në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA VJEDHJET TEK DHUNA NË FAMILJE/ Policia e Durrësit prangos 8 persona, 1 shpallet në kërkim

8 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 8 persona, si dhe 1 shtetas e ka shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme, që nga “vjedhja”, “dhuna në familje” e “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe sekuestrimin e sendeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë skrapi në Maminas, gjetën dhe bllokuan 1 ton gëzhoja predhash, me vlerë 2 milion lekë të vjetra.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

Q., 30 vjeç, banues në Qerret, punonjës në pikën e skrapit.
Gjithashtu janë kryer veprimet nga ana e Policisë Ushtarake për shtetasin G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak, Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat e bllokuara.

—

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç.

—

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur biçikletën e shtetasit E. G.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, dy ditë më parë, i ka vjedhur biçikletat shtetasve O. B., J. D., E. I.

—

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B., 25 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe pa targë;
M., 42 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

B., 27 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORIOLA GATI TË THOTË "PO"/ Gjërat qenkan bërë familjare dhe çifti është drejt fejesës
Previous article VDEKJA E GEORGE FLOYD/ Protestuesit e revoltuar marshojnë përsëri, kërkojnë reformim të policisë amerikane

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT