• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA VJEDHJA E KASAFORTËS TEK THASËT ME DROGË/ Si e nxorën BLLOF Alfred Isarajn PËRGJIMET. 38-vjeçari…
Home
Breaking News

NGA VJEDHJA E KASAFORTËS TEK THASËT ME DROGË/ Si e nxorën BLLOF Alfred Isarajn PËRGJIMET. 38-vjeçari…

23 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fredi (alias Alfred) Isaraj 38 vjeç, u vu në pranga pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit Nr.2383, të datës 20.09.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”, njoftoi një ditë më parë Policia e Tiranës.

Sipas Prokurorisë, 38-vjeçari nga Tirana akuzohet se aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës, e ka kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Klodian Ç. dhe Fradiol K., të arrestuar më 30 Prill të vitit 2016 dhe të dënuar nga gjykata. Të dy janë dënuar me burg jo vetëm për trafik droge, por edhe për një vjedhje të ndodhura në vitin 2015 (në një gjyq të ndarë nga ai i Isarajt). Ngjarje kjo që sipas dosjes së Prokurorisë, do të zbulonte më pas se këta persona, bashkë me Isarajn e arrestuar këtë fundjavë nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bashkëpunonin në trafikun e drogës.

Vendimi gjyqësor për këtë të fundit është dhënë në mungesë më 20 Nëntor shtator të vitit të shkuar, ndërsa Isaraj u arrit të arrestohej vetëm këtë fundjavë.

VJEDHJA E KASAFORTËS

Sipas dosjes së Prokurorisë në ngarkim të Klodian Ç. dhe Fradiol K., në datën 28.09.2015 është vjedhur banesa e Sefer K. në Tiranë, kur ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë qene në një dasmë në Berat. Sefer K. e bashkëshortja e tij kur janë kthyer kanë gjetur të hapur derën e banesës te ndodhur në katin e 7 të një pallati në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Sefer K. ka konstatuar se i ishte vjedhur kasaforta të cilën ai e kishte në dollapin e dhomës së gjumit. Në të kishte 23.000 Euro, 100.000 lekë, një varëse floriri dhe disa suvenire; gjithashtu kanë vjedhur rreth 500 Euro të ndodhura në një kasë kursimi për fëmijët.

Kasaforta është vjedhur dhe është futur në një valixhe që ishte në banesën e Sefer K..

Pamjet filmike të vendit të ngjarjes (si ato të ashensorit dhe ato të një biznesi pranë banesës) tregonin dy persona që përpiqeshin të mbulonin fytyrat dhe tërhiqnin valixhen ku ndodhej kasaforta e vjedhur.

Sipas dëshmisë të të demtuarit Sefer K.., personi që dukej në kamera ishte Klodian Ç., i cili ishte djali i vajzës së dajës. Ai ka pretenduar se në lidhje me këtë vjedhje, shtetasi Tahir K. (daja i të pandehurit Klodian Ç.) i ka thënë “mos e denonco në polici pasi nëse e vërtetoj që është ai, do të dal unë garant që të ktheje pjesën e tij që ka marrë”.

Pas disa ditësh, ai e ka takuar përsëri dhe i ka thënë që të bëjnë një deklaratë noteriale me Klodianin në mënyrë që të kthejë lekët brenda dy muajve. Më pas, këto deklarime janë mohuar dhe në këto kushte janë vendosur në përgjim numrat në përdorim të shtetasve S.Kalemi, Tahir K. dhe Klodian Ç.; nga ku ka rezultuar, se Klodian Ç. ka folur me numrin 06*9660*** dhe nga biseda kuptohej që kane qene duke folur për të parë një mostër lënde narkotike me qëllim blerjen e saj nga shtetasi Klodian Ç. Më pasm është folur me numrin 06*2276*** nga Klodiani në numrin 06*3529***, të cilit i ka thënë që nga ana jonë është gjithçka në rregull dhe prandaj kanë lënë një takim me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

ARRESTIMET DHE SEKUESTRIMI I DROGËS

Ndërkohe, më pas, më datë 30.04.2016 ka rezultuar se i pandehuri Klodian Ç., ka dalë nga banesa dhe ka hipur në automjetin tip “TOYOTA” me targë AA 175 JT, në dorë ka pasur një çantë të zezë, të cilën e ka futur në sediljen e pasme të makinës. Ne ketë moment është ndërhyrë nga forcat e policisë dhe janë ndaluar të pandehurit Klodian Ç. dhe Fradiol K., i cili ishte pronari dhe drejtuesi i mjetit.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që ndodhej në sediljen e pasme del se është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 qese me ngjyrë të zeze me lëndë narkotike të tipit “cannabis sativa” dhe një sasi prej 0.2 gr lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Lënda narkotike që ishte në çantë pas peshimit ka rezultuar 15 kg 954 gr.

Ndërsa në banesën e të pandehurit Klodian Ç. del se është gjetur një sasi prej 588.6 gr. lëndë narkotike e të njëjtit lloj. Sipas raporteve të vëzhgimit është konstatuar se të pandehurit Klodian Ç. dhe Fradiol K. kanë lëvizur me automjetin tip AUDI, me targë AA 350 KY që drejtohej nga i pandehuri Fradiol K. dhe se në të ka qenë shpesh edhe shtetasi Fredi Isaraj.

Ndërkohë, sipas aktit të ekspertimit daktiloskopik me Nr.4615 dt.24.05.2016, ka rezultuar se gjurmët papilare të fiksuara në letrën natriban që ishte mbështjellë lënda narkotike e sekuestruar shtetasve Klodian Ç. dhe Fradiol K. i përkasin shtetasit Fredi (Alfred) Isaraj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAMES TRADHËTON BAYERNIN/ TITUJT më të mirë i kam fituar tek ...
Previous article Ronaldo “than” golat tek Reali/ Madrilenët kontaktojnë Manchester United për...

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve Aktualitet

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim... Aktualitet

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT