Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se epidemiologët e strukturave vendore të shëndetësisë vijojnë punën për të gjurmuar rastet e reja me koronavirusi në vendin tonë.
Teksa ka publikuar disa foto në rrjetet sociale të specialistëve, ministrja thekson se ata po bëjnë një punë të palodhur.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
Nga veriu në jug, me vigjilencë e angazhim maksimal epidemiologët e strukturave vendore të shëndetësisë vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për #COVID19!
Punë e palodhur e #epidemiologëve në terren🙏🏼
#ShëndetësiaNëGatishmëri














