• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA TIRANA NË SHKODËR PËR T’U KUJDESUR PËR BIMËT/ Goditet grupi i kultivimit të drogës, mes të arrestuarve edhe gra. Kush është “shefi” parcelave
Home
Breaking News

NGA TIRANA NË SHKODËR PËR T’U KUJDESUR PËR BIMËT/ Goditet grupi i kultivimit të drogës, mes të arrestuarve edhe gra. Kush është “shefi” parcelave

21 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga dhe tetë të tjerë janë shpallur në kërkim pas një operacioni të gjerë antikanabis në zonën e Shkodrës.

Operacioni i koduar “Vallas”, në fshatin me të njëjtin emër, sekuestroi edhe një sasi të madhe kanabisi prej 246 kilogramësh.

ARRESTIMET

Kanë qenë hetimet e Policisë, të koordinuara me Prokurorinë e Shkodrës, ato që bënë të mundur kultivimin e sasive të mëdha të drogës dhe trafikimin e tyre në fshatin Vallas.

Për këtë arsye, në pranga përfunduan shtetasit: Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi dhe Danjela Hasani. Kjo e fundit është arrestuar nga Policia e Tiranës disa orë pas operacionit në Shkodër, ndërsa shkonte për të punuar në parcelat me kanabis.

“Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një hetimi disaditor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe falë një pune të mirorganizuar të të gjitha strukturave policore të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të kësaj DVP-je, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar ‘Vallas’.

shkoder

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër; si dhe D. H., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor ‘Vallas’, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë”, sqaroi Policia e Tiranës.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit: A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe; A.P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër; S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër; B. L., 21 vjeç, banues në Alimetaj, Shkodër; E. S., 20 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër; si dhe I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

KULTIVIMI I DROGËS

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar Ardjan Tahiri, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së 28- vjeçarit të arrestuar, Tahiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Zjarri në garazhin e një pallati në Astir, del ekspertiza paraprake. Ja çfarë dyshohet të ketë ndodhur
Previous article PALËT BIEN DAKORD/ Ylli i Realit pranë marrëveshjes 5-vjeçare me madrilenët

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit Aktualitet

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT