• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA THEMELUESE E LSI TEK KANDIDATURA E FUNDIT SI DEBUTETE/ Ja kush është “krau i djathtë” i Monikës në Elbasan që u kap duke blerë vota
Home
Zgjedhjet 2021

NGA THEMELUESE E LSI TEK KANDIDATURA E FUNDIT SI DEBUTETE/ Ja kush është “krau i djathtë” i Monikës në Elbasan që u kap duke blerë vota

24 April, 2021 Delo.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Kandidatja për deputete Mimoza Trimi u kap në flagrancë mbrëmjen e sotme duke blerë vota për llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Trimi njihet si “krau i djathtë” i kryetares së LSI Monika Kryemadhi në kryeqytet.

Për të provuar këtë mjafton të kujtojmë elozhet e saj në kohën kur e ka prezantuar si kandidate për Elbasanin.

Kryemadhi vetëm pak javë më parë u shpreh se Trimi është një nga themelueset e LSI-së dhe duke qënë se në profesion është doktoreshë u është gjendur të gjithë qytetarëve në Elbasan.

Ndërkohë, le të kujtojmë se miqësia Kryemadhi-Trimi i kapërcen bashkëpunimet politike ku më 14 mars ajo u shfaq në shtëpinë e saj në Elbasan duke gatuar ballokume.

Postimi i plotë i saj:

Sot të gjithë ditën do ta kalojmë në Elbasan. Në mëngjes prezantuam Klaudian në zonën e vet, ku dhe ajo është e angazhuar. Tashmë jemi me Mozën, doktoreshën tonë, e cila është themeluese e LSI-së, por edhe një nga personat që u gjendet të gjithë qytetarëve Elbasanas në çdo moment për hallet dhe problematikat që ata kanë për zanatin e vet që ka.

Sepse jo të gjithë me zanatin apo me profesionin që kemi, kemi mundësi tu shërbejmë njerëzve, por Moza si mjeke laborante që është, e krijon mundësinë dhe shansin që të ketë komunikimin e përditshëm me njerëzit dhe kjo është një nga shanset dhe mundësitë që ne duam të rikthejmë diçka ndryshe ne jetën tonë politike për të gjithë qytetin e Elbasanit.

Mbi të gjitha Moza është mike e mirë, është nënë e jashtëzakonshme dhe në fakt politika në Shqipëri na ka krijuar të sjellim disa imazhe, të cilat tregojnë që janë figura politike, por që harrojnë që janë njerëz mbi të gjitha, harrojnë të jenë prindër, harrojnë të jenë njerëz që u shërbejnë shoqërisë, njerëzve dhe komunitetit të tyre.

Për ne më e rëndësishme sesa të jesh një politikan i madh që bën sikur bën një politikë të madhe dhe zgjidh kriza të mëdha ndërkombëtare midis superfuqive, për ne si LSI është shumë e rëndësishme që të jesh një politikan i vogël, një njeri normal, që u shërben njerëzve, që iu gjendesh atyre, ia hap telefonin, iu përgjigjesh, bisedon dhe komunikon me ta.

Dhe Moza është personifikimi i këtij personi, sepse Moza ka qenë kryefamiljare prej shumë vitesh për shkak të fatit të jetës, por i rriti fëmijët e saj me sakrificë, me forcë, me vetëmohim, atë që bën çdo nënë për fëmijët e saj dhe sot është një gjyshe e lumtur, por kjo nuk do të thotë që është gjyshe dhe në angazhim. Është vullkan dhe nganjëherë energjia e pozitivitetit të gruas, të nënës, të gjyshes na bën që të marrim përgjegjësi.

Unë jam shumë krenare që në të gjithë listën e Elbasanit ne përfaqësohemi me katër gra dhe vajza në Elbasani, edhe Mirandën që kemi nga Përrenjasi, por Moza, Klaudia dhe dy Sindit, vajzat e LRI-së, janë një ekip i jashtëzakonshëm që në pamje të jashtme duken si një ekip i brishtë, por brishtësia e elementit të gruas dhe të femrës faktikisht do të jetë edhe goditja mu në zemër në qytetin e Elbasanit, sepse pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë dhe vuajnë në pasigurinë, në varfërinë dhe papunësinë e Elbasanit janë gratë dhe vajzat.

Ndaj përfaqësimi ynë përmes Mozës dhe Klaudias është i domosdoshëm, është i rëndësishëm dhe mbi të gjitha është një sfidë e jona.

Unë Moza të falënderoj shumë sepse e di që edhe për ty është një sfidë e madhe, nuk është çështje meritokracie, sepse meritokracinë e ke merituar me shumë e shumë gjëra të tjera, por është çështje sfide që ne kemi marrë bashkërisht për qytetin e Elbasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENONCIMI I AKTIVISTES SË PD NË DIVJAKË/ Reagon sërish Braçe: Çafrë mashtrimi dhe turpi. Grafia dhe skaneri konfirmuan që s'kishte thyerje krahu
Previous article "SHKALLON" SËRISH/ Meta kërcënon drejtësinë: Një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe loti, mjerë ju

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT