• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA “TESTI I IDIOTIT” TEK TELEFONI NË TIMON/ Masat e reja dhe shoferët “problematikë”
Home
Ekskluzive

NGA “TESTI I IDIOTIT” TEK TELEFONI NË TIMON/ Masat e reja dhe shoferët “problematikë”

24 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Masat e qarkullimit janë ashpërsuar kohët e fundit nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Po diskutohet shumë nëse këto masa janë të duhurat ose jo.

Një nga më të perfolurat është ajo e përdorimit të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, masë e cila ndëshkon me 200 mijë lekë gjobë.

Masat kanë konsistuar në parandalimin e shpejtësisë apo manovrave të rrezikshme në rrugë gjoba është nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë, drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dënohet me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë, për mosvendosjen e rripit të sigurimit gjoba që shkon deri në 150 mijë lekë, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, shtimin e prezencës së Policisë Rrugore në ato segmente apo vende të sugjeruara nga qytetarët, duke marrë në konsideratë shqetësimet apo konstatimet për shkelje të ndryshme të evidentuara nga ata, të cilët i kanë adresuar në adresat zyrtare të komunikimit të Policisë së Shtetit me komunitetin.

Testi i idiotit është nje tjeter masë shumë e përfolur gjatë ditëve të fundit.

Shoferët do t’i nënshtrohen një testi për gjendjen e tyre psikologjike të njohur si “testi i idiotit” sa herë që efektivët e policisë do të konstatojnë sjellje të rrezikshme të tyre.

“Për shembull, kur kalon shpejtësinë mbi 20 km/orë pezullohet deri në 3 muaj. Gjatë kësaj kohë, kur plotëson këtë afat duhet të kalosh edhe këtë testin pranë një psikologu i cili duhet të jetë pranë institucionit të policisë ose Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor”, thotë eksperti Artur Sulçe.

“Testi i idiotit” aplikohet në Gjermani dhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Ai përmban 50 pyetje të thjeshta që tregojnë nivelin psikologjik të drejtuesit të automjetit. Nëse ky test nuk kalohet prej tyre, hiqet leja e drejtimit. ALPEnews.al /Sh.L

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËNDRRA EVROPIANE PËRFUNDOI BABI"/ Chicharito nuk mban dot lotët (VIDEO)
Previous article "TË NDALET FUSHATA KUNDËR NJOHJES SË KOSOVËS"/ Si u përplas i dërrguari i Trump me Vuçiç në Beograd

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT