• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA TËRMETI TEK GRABITJA E RINASIT/ Momentet që tronditën opinionin publik në 2019
Home
Ekskluzive

NGA TËRMETI TEK GRABITJA E RINASIT/ Momentet që tronditën opinionin publik në 2019

29 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Viti 2019, nuk ka qenë një vit i lehtë për shqiptarët veçanërisht pas tronditjes së madhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky i fundit, do të qendrojë gjatë në memorien e çdo shqiptari që e përjetoi e jo vetëm. 

Nga ana tjetër, një tjeter ngjarje që tronditi jo pak opinionin publik është edhe grabitje e bujshme e parave nga aeroporti i Rinasit, nga ku dhe mbeti i vdekur kreu i bandës. 

Ngjarje e rëndë ishte edhe ajo e vrasjes së vajzës nga babai shqiptar në Australi vetëm sepse nuk e lejonte të dilte me shoqet.

Duke qendruar tek vrasjet por këtë herë në Shqipëri, ajo e Kavajës u fol gjatë edhe për arsyen se në të ishte e perfshirë një femër që u tregua tejet e hapur për mediat.

Viti u mbyll trishtë edhe për familjen në Librazhd pas helmimit të çiftit. Ngjarja mister, vijon të ketë pikëpytje të mëdha.

Tërmeti

Ngjarja më e rëndë e ndodhur në Shqipëri jo vetë kete vit, është padyshim tërmeti i 26 nëntorit. Goditja me magnitudë 6.4 ballë la pas 51 viktima dhe familje të tëra pa shtëpi. Epiqendra ishte në Durrës dhe zonat më të prekura veç tij ishin Tirana e Lezha.

Grabitja e Rinasit

Grabitja e rreth 5 milionë eurove nga aeroporti i Rinasit, më 9 prill, është konsideruar si nje nga më të medhatë te ndodhura në Shqipëri.

Kreu i bandës 46-vjeç, AdmirMurataj humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë një kilometër larg Rinasit, ndërsa 20 thasët e grabitura me para nuk janë gjetur ende nga uniformat blu.

Babai shqiptar vret vajzën se nuk e la të dilte me shoqet

Petrit Lekaj u arrestua nën akuzën e vrasjes së vajzës së tij. 20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinën e saj të dielën, ndërsa babai 49-vjeçar ishte aty pranë, i lyer me gjak.

Sipas dëshmive, shkak i vrasjes së rëndë ishte se e reja kerkonte të dilte me shoqet më shpesh dhe i ati nuk e linte.

Vrasja në Kavajë

Një tjeter ngjarje tronditëse është ajo e vrasjes në Kavajë ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos me një plumb në qafë shefi i sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit Bledar Toçi si pasojë e shkëmbimit të zjarrit.

Marsida Qatja u konsiderua si “molla e sherrit” dhe ngjarja zgjati ditë të tëra për shkakun edhe se kjo e fundit, prenoncohej shumë per mediat.

Helmimi i çiftit në Librazhd

Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, ku u raportua se çifti i sapomartuar Olsian dhe Rezarta Hajdari ishin helmuar dy ditë më parë në fshatin Xhyrë të Librazhdit.

Dy të rinjtë kishin kurorëzuar lidhjen e tyre 4-vjeçare në martesë një javë më parë, të dielën. 19-vjeçarja fatkeqësisht humbi jetën, ndërsa i shoqi asaj mundi t’i shpëtojë helmimit, por përfundoi në gjendje kome.

Ende sot, shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta.

/ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''3 DITË S'KEMI DALË NGA DHOMA''/ Arjola Demiri tregon për kohën kur sapo u martua
Previous article U PREK NGA SËMUNDJA VDEKJEPRURËSE/ Aktorin e njohur e nisin me urgjencë në spital

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT