Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet e ushtruara nga afro 90 efektivë policie në paraburgimin e Vlorës.
Mësohet se në procesverbalin e përpiluar nga policia lidhur me këto kontrolle janë regjistruar sendet e gjetura në dhomat e paraburgimit duke filluar nga televizorët pa vula, tenxhere, ngrohëse të improvizuara tela dhe kabuj.
Gjithashtu drejtuesit e policisë u kanë lënë porosi drejtuesve të paraburgimit në Vlorë që të bëjnë një kontroll dhe verifikim të vulave të sigurisë të elektroshtëpiakeve të gjetura.
Në “megaoperacionin” e zhvilluar nga policia u angazhuan rreth 90 efektivë, ku përveç atyre të Vlorës, në ndihmë u erdhën edhe policia e Durrësit, Tepelenës dhe Beratit.
Në dhomën e të paraburgosurit M.Lala u gjet televizor pa vulë, iu nxor nga dhoma për kontroll më të imtësishëm.
Në dhomën e të paraburgosurit H.Kacabuni iu nxori nga dhoma televizori për kontroll të imtësishëm.


