• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA TENTATIVË VRASJE TEK DREJTIMI I MJETIT NË GJENDJE TË DEHUR/ Në pranga 7 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA TENTATIVË VRASJE TEK DREJTIMI I MJETIT NË GJENDJE TË DEHUR/ Në pranga 7 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

5 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka vënë në pranga 7 persona të akuzuar për vepra të ndryshime penale.

Është arrestuar një 42-vjeçar pasi ka ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. Uniformat blu gjithashtu bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se 4 persona janë arrestuar për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ndërkohë që një tjetër pasi ishte pa patentë.

Njoftimi i plotë i policisë

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.P., 42 vjeç, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka kundërshtuar me dhune dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.S., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, duke tentuar të largohej. Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të dënimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•L.T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”,

u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;

•V.N., 38 vjeç, F.A., 42 vjeç dhe K.H., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI MAFIOZ NË LEZHË/ Xhulio Prela u nxor në pritë, Familjarët: U telefonua nga dikush
Previous article KORONAVIRUSI NË GREQI/ Shkalla e transmetimit të Covid-19 ngadalësohet, por rastet aktive ende të shumta

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër Aktualitet

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT