Aktorë, por edhe pjesëtarë të shoqatave civile kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm përpara oborrit të Kuvendit të Shqipërisë për të parandaluar miratimin e projektligjit, i cili në një mënyrë ose një tjetër vendos për ndërtimin e një godine totalisht të rë për Teatrin Kombëtar.
Debati nëse duhet një Teatër i ri, ose nëse duhet të rikonstruktohet mbetet një hapësirë idesh dhe mendimesh gjykuese nga të tjerë persona (profesionistë ose jo).
Dashur, pa dashur Opozita sot është bërë pjesë e Protestës #mbroteatrin me qëllim për t’i mbështetur në kauzën e tyre lidhur me projektligjin.
Pjesë e kësaj proteste u bënë deputetet demokratë, Jorida Tabaku dhe Dashamir Shehi.
Por në sa PROTESTA, Opozita nuk ka qenë e “ftuar” për të marrë pjesë por ka vetëvendosur një akt të tillë brenda për brenda radhëve të saj.
ALPENews.al do t’ju listojë protestat ku Opozita ka “ndërhyrë” pa paralajmëruar mediatikisht ose në rrugë zyrtare pjesëmarrjen e saj.
Protesta e Minatorëve – Qershor 2018
Minatorë nga i gjithë vendi u mblodhën për të protestuar përballë Kryeministrisë dhe Kuvend lidhur me miratimin e ligjit për “Statusin e Minatorit”. Deputetë të Partisë Demokratike dhe të LSI-së tentuan disa herë që t’i bashkoheshin protestës paqësore të minatorëve, por më kot. Kreu i Sindikatës paralajmëroi se nuk do të pranonte asnjë deputet nga asnjë parti pranë protestës së tyre.
Protesta e Kuksjanëve – Mars 2018
Ndonëese u organizua nga një prej themeluesëve të PD-së në Kukës, protesta apolitike e qytetarëve të Kukësit nuk kishte për qëllim të merrte ngjyrim demokratik ose të ndonjë partie tjetër. Orët e para të fillimit të protestës qytetarët me banderola, dhe me shkrime shumë të qarta për atë që donin nuk kishin vendosur që do të nisnin të bënin vandalizëm përgjatë traut që ishte pozicionuar në një pjesë të autostradës Kalimash-Morinë. Edhe pse deputetët demokratë nuk ishin të ftuar të merrnin pjesë, ata sërish vendosën që të mbështesnin nga larg me anë të deklaratave protestën.
Protesta e Infermierëve – Prill 2016
Në Fier, një protestë e të gjithë stafit të infermierëve të Spitalit të qytetit u bë shkak që të kishte përplasje politike mes socialistëve dhe demokratëve. Me një shkresë zyrtare vetë infermierët bënë të ditur se po protestojnë paqërisht vetëm për miratimin e statusit të tyre me ligj, dhe mbrojtjen e vendit të punës. Edhe ktu rasti ku PD është vetë-berë pjesë e protestës pa miratimin e vetë protestuesëve është ekzistent.
Një protestë e tillë paqësore është mbajtur edhe nga mjekët dhe stafi i QSUT lidhur me tarifat e parkimit, ku PD mori komandën e organizimit.
Protesta për Teatrin – Korrik 2018
Aktorë dhe anëtarë të shoqërive civile në vend vendosën të mbanin një tubim paqësor përballë Kuvendit mëngjesin e sotëm me qëllim të ndalonin miratimin e Projektligjit për “Prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit, dhe ndërtimin e një të riu”. Pjesë e tubimit përveç aktorëve, dhe shoqatave civile u bënë pjesë edhe qytetarë të thjeshtë. Por PD u bë pjesë nëpërmjet pjesëmarrjes së deputetëve Tabaku dhe Shehi të cilët mbajtën edhe fjalën e tyre në mes të tubimit. Mësohet se kanë qenë të shumtë qytetarët dhe aktorët që janë larguar nga tubimi me qëllim se nuk dëshironin që të merrte ngjyrim politik.
/AlpeNews.al


