Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje nga parku qëndror i Fierit, aty ku pasditeve e gjen të mbipopulluar.
Parku Qëndror i Fierit i ka dhënë një tjetër dimension qytetit, si në aspektin estetik ashtu edhe në atë funksional.
Thënë kjo pasi jo vetëm që është kthyer në “busullën” e qytetit të Fierit, i ndërtuar më një kreativitet të veçantë dhe atraktiv por përtej kësaj është aq I domosdoshëm për qytetarët në shëtitjet e tyre relaksuese.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga parku qëndror i Fierit.
Aty I gjen të gjithë, duke nisuar nga foshnjat në karrocë të shoqëruara pa dyshim nga mamatë e tyre deri tëk të moshuarit.
Por në mes të këtyre temperaturave të larta, pasditet janë ato që mbipopullojnë parkun, ku qytetarët e shohin si një mundësi relaksi.
Theksojmë që Fieri është një nga qytetet I transformuar vitet e fundit, kjo falë kryebashkiakut Subashi I cili fitoi edhe një mandate tjetër në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kujtojmë që ditën e zgjedhjeve një fierake pohoi se kishte votuar për Subashin pasi vlerësonte maksimalisht faktin që Fieri tashmë ishtë shumë më i bukur në krahasim më përparara.
/AlpeNews.al






