• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA TAKIMI ME RISHI SUNAK TE VIZITA NË PARLAMENT/ Rama sot në Mbretërinë e Bashkuar. Ja AXHENDA
Home
Politikë

NGA TAKIMI ME RISHI SUNAK TE VIZITA NË PARLAMENT/ Rama sot në Mbretërinë e Bashkuar. Ja AXHENDA

23 March, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama do të nisë sot një vizitë zyrtare dyditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Për herë të parë, Kryeministri Rama do të pritet në një takim nga Kryeministri britanik Rishi Sunak në zyrën e tij, ku do të diskutojnë mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, në fusha me interes të ndërsjellë.

Kryeministri Rama do të vizitojë Parlamentin dhe do të pritet në takim nga Kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar Lindsay Hoyle, si dhe do të jetë i ftuar në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në një bashkëbisedim me auditorin.

Diskutime të rëndësishme mbi bashkëpunimin në fusha si ekonomia, arsimi, mjedisi, etj do të zhvillohen në tryezat e rrumbullakëta të nivelit të lartë, si ajo mbi partneritetin universitar midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë organizuar nga “University College London” dhe “British Council” dhe universitetet kryesore britanike, apo Tryeza e rrumbullakët e nivelit të lartë për biznesin, energjinë dhe mjedisin me përfaqësues të kompanive kryesore në Mbretërine e Bashkuar.

Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të marrin pjesë në pritjen zyrtare qeveritare me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ 2 MARSIT REZULTON I ZHDUKUR/ Nëna e të riut nga Vlora apelon për ndihmë: Shkoi të punonte në Spanjë, por…
Previous article E PËSON KEQ/ I dehur në timon, nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, arrestohet 42-vjeçari në Lushnjë

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë Aktualitet

NGJARJA NË ZONË TË POPULLUAR ME TURISTË/ Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT