Ka më shumë se një javë që ka plasur një ngërç me gjykatën kushtettues. Deri më tani gjykata ka 5 anëtarë nga 9 që duhet të ketë. Debati që ka plasur misdi presidentit Meta dhe kuvendit ësht anëtari I 5 Marsida Xhaferrllari apo Arta Vorpsi.
Arta Vorpsi është e emëruara nga kuvendi I Shqipërisë pas kalimit të afatit 30 ditor të presidentit Meta, kjo I linte të drejtën parlamenti ta zgjidhte ai në bazë të pikëve. Ndërsa Marsida Xhaferllari e “preferuara” e presidentit Meta, u zgjodh nga ky I fundit me anë të një dekreti I cili insiston që të jetë ajo gjykatësja e kushtetuese.
Figura e një gjykatësje duhet të jetë e pastër si kristal dhe këto cilësi Marsida Xhaferrllari nuk i ka. AlpeNews.al ju tregon 5 arsyet pse Marsida Xhaferrllari nuk mund të jetë anëtare e gjykatës kushtetuese:
E para– Marsida Xhaferrllari ka qenë në lidhje politike pasi në marrëveshjen e detit me Greqinë, ka qenë avokate në qeverinë Berisha.
E dyta– Presidenti Meta refuzoi ta emërojë Brenda afateve kushtetuese
E treta– Xhaferrllari ka një të shkuar të errët në sistemin e drejtësisë, Izet Haxhia nga burgu thotë se Xhaferrllari e ka takuar atë në një hotel në Turqi me një kriminel. (klikoni linkun)
E katërta– Meta ka emeruar gjykatese Xhaferrllarin e renditur e katerta, tërësisht jashtë treshes se parë te percaktuar nga Kushtetuta.
E pesta: Refuzimi I presidentit për emërimin në kohë të anëtares së Kushtetuese, bëri që KED të emërojë automatikisht Arta Vorpsin si gjyqtare.
/AlpeNews.al