• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SOT NISIN MASAT E REJA/ Si të pajiseni me leje dalje në e-Albania
Home
Sociale

NGA SOT NISIN MASAT E REJA/ Si të pajiseni me leje dalje në e-Albania

11 November, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Në zbatim të Urdhrit nr. 616, datë 9.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit” qytetarët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me “Leje për dalje” për arsye pune dhe arsye të domosdoshme (si farmaci, asistencë ndaj një të moshuari, etj.) për fashën orare 22.00 – 06.00 me mjet qarkullimi rrugor ose në këmbë.

Leja për punë vlen vetëm për fashën orare 22.00 – 06.00 dhe mund të përzgjidhet nëse do të përshkohet rruga me ose pa mjet qarkullimi rrugor. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës.

– “Leje për arsye të domosdoshme” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 22.00 – 06.00 vetëm për qytetarët të cilët duhet të dalin në këto orare për nevoja specifike. Kujdes! Në mungesë të email-it ose mesazhit konfirmues për leje dalje për punë/arsye të domosdoshme nga e-Albania, do të aplikohen masat sipas legjislacionit në fuqi.

Dokumentacioni i nevojshëm

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet; Në rast se ju nevojitet leje për punë:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për punë”;

– Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit “Me mjet” ose “Pa mjet”- Në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet”, nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;

– Nëse mjetinuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së tij me të cilin do të kryeni lëvizjen;

– Përcaktoni fashën orare për lëvizjen tuaj duke përzgjedhur një nga opsionet “Fashë fikse” ose “Punë me turne/orar specifik”;

– Për të gjithë qytetarët që punojnë me turne, mund të vijohet me përzgjedhjen e opsionit “Punë me turne/orar specifik” ku vendoset ora e saktë e vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës;

– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;

– Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative

– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës;

– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

Në rast se ju nevojitet leje për arsye të domosdoshme: – Përzgjidhni opsionin “Leje për arsye të domosdoshme”;

– Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes;

– Nëse lëvizja për arsye të domosdoshme do të bëhet me mjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e tij: Targën dhe numrin e shasisë;

– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania

– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka leje të miratuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe email-in nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas masave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Për të marrë lejen Kliko këtu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIFERENCA E TË DYJA SKUADRAVE ISHTE..."/ Rudi Vata: Është guximtar dhe ka uri, ja kush ishte njeriu i ndeshjes
Previous article MIQËSORJA "VËLLAZËRORE"/ Uzuni spektakolar, Kombëtarja mposht Kosovën në "Elbasan Arena"

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT