• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SOT HIQEN NGA QARKULLIMI QESET PLASTIKE/ Hyn në fuqi vendimi: Gjoba edhe për konsumatorin
Home
Sociale

NGA SOT HIQEN NGA QARKULLIMI QESET PLASTIKE/ Hyn në fuqi vendimi: Gjoba edhe për konsumatorin

1 June, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Nga sot do të hiqen nga qarkullimi qeset plastike njëpërdorimëshe. Qeset do të vijojnë të jenë në qarkullim, me përjashtim të atyre të biodegradueshme.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, që e ka bërë me dije më herët se nisma ligjore nuk ndalon gjithë gamën e qeseve në qarkullim, por vetëm ato njëpërdorimshme, me trashësi deri në 70 mikronë.

“Qeset e trasha, çantat e trasha plastike që janë shumëpërdorimshme, nuk ndalohen”, citoi ministrja në fillim të këtij viti, një muaj përpara miratimit të ligjit në Kuvend, ndërkohë që dokumenti në fjalë miraton specifikimet e qeseve të lejueshme në qarkullim. “Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi, qeset plastike mbajtëse dhe qeset plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme, me trashësi për çdo anë 70 dhe më të madhe se 70 mikron, me kapacitet mbajtës 10 dhe mbi 10 kilogramë, me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes”, citohet në vendim.

Më konkretisht, bëhet fjalë për qeset njëpërdorimshme të holla që jepen në supermarket për frutaperime dhe të ngjashmet e tyre në dyqanet e vogla të lagjeve. Çdo qese tjetër me përmasat e cituara më lart konsiderohet shumëpërdorimshme dhe nuk do të jetë e ndaluar

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, është vlerësuar se në Shqipëri çdo njeri përdor mesatarisht 3 qese plastike në ditë, që përkthehet në rreth 3,2 miliardë qese në vit, ose 26.280 tonë qese plastike. Kjo sasi është krejt e panevojshme dhe e shmangshme, sipas tyre, pasi ato hidhen në kosh menjëherë pas përdorimit.

PENALITETE

Me nismën e dytë të qeverisë, të vulosur edhe në Kuvendin e Shqipërisë, paracaktohet që penalitetet të jenë jo vetëm për atë që shet një produkt me qese plastike njëpërdorimshme, por edhe për ata që blejnë, konsumatorët. Për këtë të fundit parashikohet dënim me gjobë deri në 500 mijë lekë, ndërsa për prodhuesit dhe importuesit gjoba deri në 1.5 milionë lekë.

Por ka edhe masa më të rënda se kaq për shkelësit. Në radhë të parë sekuestrimi i të gjithë mallit që do të gjendet, sepse konsiderohet i paligjshëm. Nëse kjo përsëritet, do të hiqet licenca e aktivitetit për shkelësit e ligjit. Vendimi ngarkon disa institucione: Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Drejtorinë e Përgjithshme e Doganave dhe Agjencitë Rajonale të Mjedisit, të cilat duhet të raportojnë periodikisht çdo javë, duke filluar nga nesër pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRROI JETË NË GJERMANI/ Mbërrin në atdhe trupi i Bujar Nishanit! Ja kur do t’i mbajnë homazhet grupi parlamentar i PD
Previous article SHQIPËRIA MERR DREJTIMIN E KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB/ Rama: Të privilegjuar që po u japim zë bindjeve tona

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT