• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Koleksione
  • Personazhe
  • Stil
  • Tendence
NGA SOLIDARITETI (I MUNGUAR) NDAJ UKRAINËS TE MODELET E LGBT/ Kjo ishte “Java e Modës” në Milano
Home
Modë
Stil

NGA SOLIDARITETI (I MUNGUAR) NDAJ UKRAINËS TE MODELET E LGBT/ Kjo ishte “Java e Modës” në Milano

5 March, 2022 k.autor Modë, Stil

Ashtu si Londra pak kohë më parë, “Java e Modës” në Milano u rikthye me shfaqjet më mbresëlënëse duke bërë bashkë shumë VIP-a dhe marka të njohura në botën e modës.

Gucci u shfaq për herë të parë në Milano, që nga shkurti i vitit 2020, Prada u përfaqësua nga Kim Kardashian dhe Kendall Jenner flokëkuqe sfiloi në pasarelë për Bottega Veneta.

Sakaq, Giorgio Armani, i cili anuloi dy shfaqje në Milano për shkak të rritjs së rasteve me Covid-19, mbajti sfilatat si për Emporio Armani dhe për markën e tij. Në sfilatën e fundit të dielën, u realizua një shfaqje madhështore për të nderuar Ukrainën, ku stilisti vendosi që modelet të kalonin në pasarelë në heshtje të plotë, pa muzikë në sfond, në shenjë respekti ndaj njerëzve që po përjetojnë këtë tragjedi.

Por megjithatë, mungesa e solidaritetit ndaj Ukrainës apo “pranimi i pushtimit rus”, ishte ndoshta e meta më e madhe e eventit madhështor. Vetëm Giorgio Armani zgjodhi që sfilatën e markës së tij ta zhvillojë pa muzikë, ndërsa të tjerët qëndruan neutralë. Në botën e tij të lumtur, qyteti italian dukej i shurdhër ndaj realitetit që po ndodh në Evropën Lindore.

Emra të mëdhenj, kontraste të mëdha

Me shtëpitë më të njohura të modës në botë si, Prada, Fendi, Moschino, Armani dhe Dolce and Gabbana, qyteti i Milanos u rikthye me shkëlqimin e tij të dikurshëm, para pandemisë. Fendi e hapi “Javën e Modës” me një shfaqje elegante ku supermodelja Bella Hadid ishte kryefjala e sfilatës. Marka prezantoi një koleksion kontrastesh me referencë nga dizajnet Pranverë-Verë 1986 dhe Vjeshtë-Dimër 2000.

Kontrasti ishte kryefjalë edhe për Prada-n, ku Raf Simons dhe Miuccia Prada sollën një përzierje të klasikes dhe modernes, me xhaketa stil aviator apo pallto dhe funde të qëndisura me delikatesë.

Në Max Mara, palltoja e pellushit u rishpik në formë fustanesh dhe pantollonash dhe u prezantua në sfilatë me xhaketat e gjata deri në fund të këmbëve.

Modelet e seteve virale

Modelet e seteve ishin po aq të menduara sa edhe veshjet në shfaqjet e këtij sezoni.

Modelet e Dolce & Gabbana sfiluan para një sfondi virtual neoni, avatarësh dixhitalë të veshur dhe grafiteve D&G.

Diesel kishte kukulla gjigante, të veshura me rrobat e markës, duke sjellë më pas një pistë të nxehtë në poza provokuese.

Jil Sanders zgjodhi kopjet e statujave të lashta greke të vendosura në qendër të sfilatës së saj, ndërsa Donatella Versace zgjodhi një pistë reflektuese me panele anësore të lëvizshme, duke krijuar një lojë iluzionesh optike.

Çmimi për formatin më interesant apo kreativ, ndoshta duhet t’i shkojë markës relativisht të re Sunnei.

Duke hequr dorë nga pasarela tradicionale, labeli zhvilloi shfaqjen e saj në ajër të pastër, në periferi të Milanos, duke mbajtur atë që bashkëthemeluesit Simone Rizzo dhe Loris Messina e përshkruan si një “performancë brenda performancës”.

Modelet sfiluan duke vrapuar, jo duke ecur, përgjatë një muri të një ndërtese industriale, ndërsa publiku, i ulur përballë tyre të ulur në stola metalikë, ishte i ftuar të shikonte shfaqjen të ngadalësuar në telefonat e tyre.

Energjia e re

Ndërsa markat e mëdha nuk zhgënjyen, e njëjta gjë ndodhi edhe me emrat e rinj italianë.

I sapoardhuri, Marco Rambaldi, në veçanti, organizoi një nga shfaqjet më të përfolura të javës me një sfilatë të guximshme që ishte gjithëpërfshirëse, provokuese dhe vërtet argëtuese.

I titulluar “New Post Romantic Poetics”, ai u transmetua drejtpërdrejt në llogarinë e Instagramit të Maison Valentino (si pjesë e një partneriteti midis Valentino dhe organizatorëve të Javës së Modës në Milano) dhe shfaqi një shumëllojshmëri të llojeve të trupit, veshje uniseks dhe një kasting modelesh jo-profesionale, shumë prej të cilave ishin pjesë e komunitetit LGBTQ.

Një shfaqje e mbushur me të famshëm

Qoftë Julia Fox në Diesel, Kim Kardashian në Prada, Julianne Moore në Bottega Veneta apo Rihanna në Guçi, të famshmit u kthyen më me stil se kurrë në Javën e Modës në Milano. Disa nga ngjarjet ngjanin më shumë si ceremoni çmimesh në tapetin e kuq sesa shfaqje të modës, me një mori njerëzish dhe paparacësh që prisnin jashtë çdo vendi për të kapur një foto të yjeve.

Arratisje drejt tradicionales

Në një antitezë të plotë me kostumet dhe fustanet e bukur, Moschino i Jeremy Scott dha shfaqjen më surreale të javës dhe një nga koleksionet e tij më të bukura deri më sot. Linja e çuditshme me fustane harpe përfshinte dekore si ambazhurë, fustane të frymëzuara nga orat e vjetra dhe ansamble të holla të zbukuruara me fraza si “Shërbëtore në Itali” dhe “Gilt without Guilt”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA BRAND-E "NDËSHKOJNË" RUSINË/ Zara mbyll 502 dyqane. PayPal dhe Samsung pezullojnë shërbimet
Previous article E DINIT? Ja si e ndihmon vallëzimi shëndetin tuaj mendor

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje Modë

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT