• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA SKENA E ARTIT, NË RRUGË SI TË PASTREHA/ Historia e përbashkët e Parashqevi Simaku, Rania Zeriri dhe Gerardina Trovato, rënia dhe ringritja e tyre
Home
Kulturë

NGA SKENA E ARTIT, NË RRUGË SI TË PASTREHA/ Historia e përbashkët e Parashqevi Simaku, Rania Zeriri dhe Gerardina Trovato, rënia dhe ringritja e tyre

24 March, 2025 s.autor Ekskluzive, Kulturë

Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrug, regaimet për t’i ardhur në ndihmë kanë qenë të shumta. Në fakt rasti i Parashqevisë nuk është i vetmi, ku brenda pak muajsh janë dëgjuar raste të njëjta deri diku edhe nga këngëtare të huaja që për vendin e tyre kanë qenë divat e viteve ’90.

Alpenews.al ju sjell historinë e këngëtares shqiptare Parashqevi Simaku, Rania Zeriri këngëtare hollandeze dhe Gerardina Trovato këngëtare italinae. Njihuni me të përbashkat e historisë së tyre:

Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare gjatë viteve ’80, ka kaluar nëpër sfida të shumta që nga emigrimi i saj në Shtetet e Bashkuara. Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga skena muzikore dhe raportimeve për vështirësi ekonomike, ajo ka bërë një rikthim të shumëpritur me publikimin e këngës së saj më të re, “Dashuria”.

Në vitet e fundit, mediat raportuan për një grua të pastrehë në rrugët e New York-ut, e cila ngjante me Parashqevi Simakun dhe përdorte mbiemrin “Simaku Nolfe”, duke përkuar me mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Robert Nolfe. Kjo çoi në spekulime se këngëtarja po përjetonte vështirësi të mëdha financiare dhe personale.

Megjithatë, në mars të këtij viti, Simaku surprizoi publikun duke publikuar një fragment të shkurtër të këngës së saj të re, “Dashuria”, duke shënuar kështu rikthimin e saj në muzikë pas një mungese të gjatë.

Ky rikthim ka ngjallur reagime të ndryshme mes publikut dhe kritikëve, por gjithashtu ka sjellë edhe një valë mbështetjeje dhe nostalgjie për artisten e dashur. Pavarësisht sfidave të së kaluarës, Parashqevi Simaku dëshmon se pasioni për muzikën mbetet i gjallë dhe se ajo është gati të ndajë talentin e saj me publikun edhe një herë.

Rania Zeriri

Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si e pastrehë. Administrata komunale është mobilizuar për ta ndihmuar, ndërsa kryetari i bashkisë, Vittorio D’Alessio, shkruan në Facebook se këngëtarja “është e sigurt”.

“Po mundohemi të ndihmojmë këngëtaren e re holandeze në vështirësi”, tha kryebashkiaku pak orë më parë, në një postim të shoqëruar me një foto ku shihet gruaja e ulur, me gjërat e saj në disa çanta, në anë të rrugës.

Gerardina Trovato

Këngëtarja e njohur italiane, Gerardina Trovato, kishte disa vite që ishte shkëputur nga skena muzikore. Por në një moment, ajo vendosi që të dilte në rrjetet sociale, duke bërë një thirrje prekëse për ndihmë.

Gerardina shprehu dëshirën e saj për t’u rikthyer në jetë dhe në muzikë.

“Mos më braktisni”, ishte mesazhi i saj, që u shpërnda gjerësisht përmes një videoje në “TikTok”, ku ajo tregoi vështirësitë që kishte kaluar.

E njohur për zërin e saj të veçantë, Trovato kishte mbetur në hije për shkak të problemeve të rënda me shëndetin mendor, fizik dhe sfidave familjare.

Pasi ndau vështirësinë e saj me ndjekësit, u organizua një koncert, ku Trovato u shfaq duke kënduar në gjendje të rënduar dhe me lot në sy.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT PËR PAQEN ME UKRAINËN/ Zbardhet telefonata e Putin me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Previous article E TRISHTË/ Kush është Gentjan Muça, i riu shqiptar që humbi jetën nga përmbysja e traktorit në Itali (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët Aktualitet

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT