Politika shqiptare çdo ditë e më shumë I shton dozat e humorit duke konkuruar edhe me programe të cilat janë posçërisht për humor. Por viti që po lëmë pas duket se pati gafa te politikanëve.
Ata kanë në dorë fatet tona por duket se dita ditës po kthehet në një “teatër” I cili nuk do shembet kurrë. Mes tyre ka përplasje fizike, ofendime, sharje por nuk mungojnë as gafat e bukura të cilat na kanë bërë neve të qeshim dhe të mos I harrojm kurrë.
Më shumë se puna që ata bëjnë, duket se vetëm këto gafa do mbahen mend për shumë kohë.
1. Lulzim Basha politikani më I mire në aritmetikë tha se 7*7 bëjnë 42
2. Monika Kryemadhit kryetarja e LSI e cila ja kalon Lulit në aritmetikë e cila bëri një gafë me shifrat. “14 miliard e 900 e 09 mijë e 916 milion”, tha kryetarja e LSI.
3. Sërish Kreu i PD, Lulzim Basha nuk ndalet thotë se flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në 28 nëntor 1944, por me pas e korrigjon në 1444.
4. “Skënderbeu që ngriti flamurin në 1443 në Vlorë”-thotë deputeti i PD në Fier Luan Baçi.
5. Momenti tjetër që u komentua shumë është edhe shprehja e Ramës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë ‘What dhe fu*k’.





