• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGA SHQIPËRIA DOLA…”/ Gruevski rrefen arratisjen    (VIDEO)
Home
Rajon

“NGA SHQIPËRIA DOLA…”/ Gruevski rrefen arratisjen (VIDEO)

2 February, 2019 k.autor Rajon

Ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili gjendet në Budapest, në intervistën e parë pas arratisjes nga Maqedonia, ka zbuluar rrugën e tij të lëvizjes duke i përsëritur detajet tashmë të njohura për opinionin.

Nikola Gruevski ish-Kryeministër i Maqedonisë: Nga Maqedonia u largova shumë thjesht, shkova në Shqipëri, u paraqita në ambasadën hungareze në Tiranë ku kërkova azil politik dhe nga atje shkova në Hungari, me mënyrën që e vendosën ata pas konsultimeve, për shkak se gjatë kohë kam qenë kryeministër, për shkaqe sigurie, të transportohem nga ata deri në Hungari. 

Ai në këtë intervistë thotë se ka shfrytëzuar letërnjoftimin e tij, por duke mos zbuluar nëse e ka përdorur gjatë daljes nga Maqedonia, apo nëse ka patur ndihmë gjatë arratisjes

Nikola Gruevski ish-Kryeministër i Maqedonisë: Për këtë nuk mund t`ju jap përgjigje. Do t’ia lë autoriteteve të punojnë në këtë drejtim, për shkak se paralajmërojnë se do të zbulojnë gjithçka. Pasi arrita në Shqipëri, lëvizja ime e mëtutjeshme ka qenë me letërnjoftim.

Për opinionin në Maqedoni, nuk është ndonjë befasi që TV SITEL të jetë media e parë që realizon një intervistë me ish-Kryeministrin e arratisur. Bisedat e përgjuara zbuluan se ky medium ishte plotësisht në shërbim të Gruevskit, ku Prokuroria Speciale Publike tashmë ka ngritur akuza për redaktorët dhe Kryeredaktorin për shkak të “fshehjes së tatimeve”. Në opinionin në Maqedoni gjithashtu përmendet intervista e ish-Kryeministrit Gruevski, pikërisht në këtë media më 26 Shkurt të vitit 2017, gjatë kohës së krizës për formimin e shumicës parlamentare, kur ai ftoi popullin të dalë në rrugë, gjë që siç dihet kulmoi me ngjarjet e dhunshme të 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIM NË "CAMP NOU"/ Dopieta e Messit shpëton Barcelonën nga humbja
Previous article E ARDHMJA E YLLIT NË LA LIGA/ Interi është i gatshëm të ofrojë për shërbimet

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT