• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SHKODRA NË VLORË/ Ja si u festua Kurban Bajrami në të gjithë vendin (VIDEO)
Home
Sociale

NGA SHKODRA NË VLORË/ Ja si u festua Kurban Bajrami në të gjithë vendin (VIDEO)

11 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mijëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë sot në ritin e faljes së Kurban Bajramit në të gjitë vendin. Myftinitë e të gjitha qyteteve ka uruar besimtarët myslimanë.

Mëngjesin e kësaj të diele është falur namazi i Kurban Bajramit në mbarë vendin. Qytetarë të shumtë të besimit islam i janë drejtuar xhamive për të falur Bajramin, ditë e cila njihet edhe si dita e Kurbanit, që shpreh sakrificë dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit.

Në Krujë dhe Fushë-Krujë dita për besimtarët filloi herët në mëngjes me faljen e namazit e më pas me ndjekjen e ligjëratave të imamit Muharrem Vrana. Më pas xhamia dhe komuniteti mysliman i  qytetit shpërndanë disa pako me ushqime dhe mish nga kurbani i tyre për familjet dhe personat në nevojë. Në Lushnjë ceremonia e faljes së namazit është mbajtur në sheshin kryesor të qytetit. Faljen e drejtoi myftiu Gramos Blliku.

Në Kukës besimtarët myslimanë nisën festimet që në orët e para të mëngjesit. Falja u krye në ambientet e dy xhamive të qytetit dhe fshatrave. Pas faljes, besimtarët festojnë në familjet e tyre, por edhe në ambiente të përbashkëta sipas traditës. Besimtarët myslimanë në Elbasan, faljen e Kurban Bajramit e kanë bërë në sheshin e qytetit. Ata u lutën për mirësi e shëndet në familjet e tyre.

Ndërsa në Shkodër falja e Bajramit është kryer në sheshin kryesor të qytetit. Gjatë faljes së Bajramit mesazhet kanë qenë për harmoni solidaritet dhe falje mes njëri tjetrit. Pas faljes së Bajramit festa spostohet në familjet shkodrane ku vijon tradita e urimeve mes banoreve të të gjitha besimeve. Në Korçë besimtarët myslimanë janë mbledhur së bashku për të kryer faljen e Kurban Bajramit  në xhaminë Iliaz Bej Mirahori. Besimtarët pasi kanë kryer faljen kanë uruar njëri-tjetrin për paqe dhe dashuri.

Që në orët e para të mëngjesit edhe besimtarët fierakë kanë falur namazin ne xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.  Në Vlorë falja e Bajramit është kryer në xhaminë e madhe të qytetit bregdetar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJA NDAJ "DJAJVE TË KUQ"/ Trajneri Lampard: Jemi dy klube të mëdha që kemi pasur....
Previous article NDESHJA NDAJ CHELSEA/ Trajneri Solskjaer: Është një ndeshje e madhe, që...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT