• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SHBA NUSE NË SKRAPAR/ Dashuria nuk njeh moshë, amerikania 50-vjeçare martohet me të riun
Home
Sociale

NGA SHBA NUSE NË SKRAPAR/ Dashuria nuk njeh moshë, amerikania 50-vjeçare martohet me të riun

24 October, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

50-vjeçarja dhe 35-vjeçari pesë vite më parë u njohën rastësisht, në atë kohë Donaldi punonte si mësues ne një fshat të Skraparit, ndërsa Christin është administratore e një shkolle në Prishtinë. Pas takimit të parë nëna e tre fëmijëve Christin dhe Donaldin nuk u ndanë kurrë më. Tashmë ata janë një familje.

Gazetarja: Çfarë të tërhoqi te Christin?

Donaldi: Portreti i saj rrezaton mirësi dhe bukuri.

Gazetarja: Christin çfarë pe për herë të parë tek Donaldi?

Christin: Hera e parë që e pashë në Petrelë kuptova që ai dashuronte natyrën. Kishte shumë energji pozitive.

Gazetarja: Ju jeni lidhur së bashku dy javë pasi jeni takuar për herë të parë, si e more këtë vendim kaq shpejt?

Christin: Kur e di që një person është i mirë tërhiqesh pas tij. Kisha patur marrëdhënie, por doja të shikoja para dhe t’i jepja vetes një tjetër mundësi.

Christin dhe Donaldi dashurinë e tyre e kurorëzuan pasi qendruan dy vjet të lidhur.

Gazetarja: Christin kur mendove që Donaldi ishte i duhuri dhe vendose të martoheshe?

Christin: Kur udhëtuam nëpër Europë, ka qenë sikur isha me shokun tim më të mirë.

Gazetarja: Ti je nënë e tre fëmijëve, si e pritën ata Donaldin?

Christin: Ata e dinin se si ishte Donaldi. Herën e parë që u takuam sëbashku me fëmijët, dy prej fëmijëve të mi i mori mbi shpinë. E pashë ndjeheshin shumë mirë me Donaldin. E kam parë që fëmijët e duan atë.

Christin është 15 vite më e madhe se Donaldi, për të vitet e diferencës janë thjështë shifra që tregojnë asgjë për dashurinë ndërmjet dy personave. E vetmja vështirësi që kaloi ky çift ishte prezantimit i Christinës me familjen e Donaldit.

Gazetarja: Donald ti je nga fshati Therepel i Skraparit, si ishte për ty t’i prezantoje Christinën familjes shoqërise, pasi në zonat rural histori të tilla paragjykohen?!

Donaldi: Në rrethin tim miqësor nuk ka qenë e vështir pasi shumica kanë qenë mbështetës. Ndërsa familje në fillim e kishte problem pasi bashkëshortja ime është nënë e tre fëmijëve, por kur i fola për Christin se si është ajo dhe e kuptuan që asgjë nuk ishte fallco e panë që ne duheshim dhe kaq.

Gazetarja: Kur e kuptova që Christin ishte femra jote ideale dhe vendosët të martoheshit bashkë?

Donaldi: Çdo gjë rrodhi natyrshëm,, nuk e kuptuam fare këtë pjesën e afrimitetin dhe të krijimit të familjes.

Gazetarja: Përse e do Christinën?

Donaldi: Është inteligjente, grua e zonja, ka zemër shumë të mirë dhe mbi të gjitha një nënë e përkushtuar.

Gazetarja: A njeh dashuria moshë?

Donaldi: Kur përfshihesh në një histori të tillë nuk i llogarit vitet pasi ndjehesh mirë me personin që ke përkrah.

hristin nga martesa e parë ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy djemtë e saj 19 dhe 15 vjeç dhe vajza 13-vjeçarë, Donaldin nuk e shohin si bashkëshortin e nënës, por si babain e tyre, pasi ai u fal përkushtimin maksimal tre fëmijëve.

Gazetarja: Si i sheh fëmijët e Christinës?

Donaldi: Pavarësisht që ata nuk janë fëmijët e mi biologjik, them që ata janë fëmijët e mi pasi kemi 5 vjet që jetojmë bashkë. Edhe më kanë pranuar si babain e tyre, duke qenë se unë kam qenë afër me ta./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISFATA NË "EL CLASICO"/ Tifozët e Barcelonës sulmuan makinën e Koeman, vjen reagimi i klubit katalanas
Previous article DERBI I ITALISË/ "Bardhezinjtë" përfitojnë një penallti, Dybala ndëshkon Inter ka pika e bardhë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT