Liderët e vendeve anëtare të NATO-s ndodhen në Bruksel në një samt të radhës, por nuk kanë shpëtuar dot nga ethet e Botërorit. Mbrëmjen e së mërkurës të gjithë i kanë patur sytë te përballja Angli – Kroaci e fituar nga ballkanasit pas kohës shtesë.
Në një moment pushimi në samitin e NATO-s, Merkel dhe May janë ndalur para një ekrani ër të parë minutat e fundit të takimit. Menjëherë është afruar edhe Rama i shoqëruar nga presidenti turk Erdogan. Pas fërshëllimës finale “ngushëllimet kanë qenë për kryeministren britanike.
Rama ka bërë batutën e radhës duke iu drejtuar shefes së “10 Dowing Street” me një frazë për “Kupën e Botës që këtë herë do të vijë në Ballkanin Perëndimor”.
Minuta e fundit… 😊
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 11. Juli 2018