• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA RINASI NË KUKËS/ Rama do hipë në avion me çunat e Londrës
Home
Politikë

NGA RINASI NË KUKËS/ Rama do hipë në avion me çunat e Londrës

18 April, 2021 s.autor Politikë

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, ku udhëtarët e parë do të jenë ‘çunat e Londrës’.

Avioni “Air Albania” do të nisen nga Londra ku do të marrë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe do të ulet në Aeroportin e Rinasit.

Më pas nga Rinasi në avion së bashku me udhëtarët do të hipi edhe kryeministri Edi Rama dhe më pas do të bëhet ulja në pistën e Aeroportit të Kukësit. Destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë por edhe Italisë.

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut. Kryeministri Edi Rama tha më herët se ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

“Aeroporti ka përfunduar. Aeroportet gjithmonë kur përfundojnë bëjnë fluturimin simbolik, 1, 2, 3 fluturime dhe pastaj futen në fazën e certifikimit ndërkombëtar duke marrë gjithë licencat, etj.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” do një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit.

Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

Emri “Zayed” është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë, është përkujdesur për të sjellë ndihma të konsiderueshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook” , nga aeroporti në Kukës.

“Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë”, shkruan Rama bashkangjitur fotos së publikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANIA PËRKUJTON VIKTIMAT NGA COVID-19/ Presidenti Steinmeier: T’u themi lamtumirë me dinjitet...
Previous article INAGURIMI I AEROPORTIT TË KUKËSIT/ Rama: Pas pak, zbresim këtu, ku hapet porta e dytë...

s.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT