• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGA PUTHJET FAQE MË FAQE TEK LARGËSIA 2 METRA”/ Kush e gjen veten në këto rregulla, ka risk për koronavirus
Home
Nderkombetare

“NGA PUTHJET FAQE MË FAQE TEK LARGËSIA 2 METRA”/ Kush e gjen veten në këto rregulla, ka risk për koronavirus

16 March, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Opinioni publik mbeti i shtangur kur Angela Merkel i tha popullit të saj se 70% e gjermanëve mund të infektohet nga koronavirusi. E thënë nga ajo, pak kush e vuri në dyshim të vërtetën e hidhur, që deri atëherë liderë të tjerë botërore e kishin shmangur me dredhi.

Deklarata e saj u komentua si indicie serioze jo vetëm mbi atë c’ka e pret Gjermaninë dhe krejt Europën, por edhe si nevojë për ta parë ftohtë rrezikun e lartë të përhapjes së koronavirusit.

Sepse edhe mundësia për të marrë COVID-19 duket të jetë më e madhe nga sa mendohet.

Mjafton të hulumtosh mbi rrugën kryesore se si merret koronavirusi, “kontakt i ngushtë” për të kuptuar dicka më shumë rreth këtij virusi.

Qendra Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ka dhënë përkufizimin e saj zyrtar se cfarë kuptohet me kontakt i ngushtë.

Do të thotë një person që jeton në të njëjtën shtëpi me një person që ka COVID-19; Një person që ka pasur kontakt fizik direkt me një person me koronavirus (përshembull shtrëngim duarsh); Një person që ka pasur kontakt direkt jo të mbrojtur nga sekrecionet e një personi me virus (përshembull ka prekur facoletat e tij); Një person që ka pasur kontakt direkt me të sëmurin duke u puthur faqe më faqe;

Ka pasur distancë më të vogël se dy metra me personin e prekur dhe ka zgjatur më shumë se 15 minuta; Një person që është gjendur në një ambient të mbylllur (përshembull në një sallë mbledhjesh, konferencash apo sallë pritje në spital) me një person me COVID -19 për të paktën 15 minuta në një distancë më të vogël se dy metra; Një person që ka udhëtuar në avion dy vende ngjitur me personin e infektuar në cfarëdolloj drejtimi.

Nisur nga sa më sipër, sot po i mëshohet faktit që të evitohen daljet përjashta përvecse për arsye thelbësore, qëndrimi në shtëpi, higjena respiratore (kur teshtini, përdorni bërrylin apo shami), larja shpesh e duarve me ujë dhe sapun ose pastrimi i tyre duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli të paktën 60%, evitimi i përqafimeve dhe shtrëngimit të duarve, mbajtja e kontaktit me njerëzit të paktën një metër larg, mos prekja e hundës, gojës dhe syve me duar të palara, pastrimi i sipërfaqeve me desifektues me bazë klori apo alkool. Si dhe, një këshillë thelbësore që vjen nga qendra evropiane është mos blerja e ilaceve antivirale, antibiotikë nëse nuk janë të shoqëruar më recetë mjeku. (si)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Si Bill Gates, Jack Ma dhe 11 miliarderë të tjerë po reagojnë kundër pandemisë së COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Mertens gjen stërvitjen ideale në kushte shtëpie! (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT