Një tjeter rast i krimit zgjedhor është goditur sot dhe njësoj si i pari, vjen nga radhët e LSI.
Vlonjati Jursield Muçaj dhe turku Abdulgafur Balikci janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës, për një tjetër rast të krimit zgjedhor të regjistruar në qytetin bregdetar. 23 vjeçari turk i ka ofruar para për lista votuesisht të riut vlonjat.
Vlonjati Juriseld Muçaj në kohë të ndryshme ka marrë shuma lekësh nga shtetasi turk Abdulgafur Balikci, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.
Këto emra, shtetasi turk i donte për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Pak ditë më parë, edhe një tjetër drejtues i LSI në Pukë, Demir Syla, u kap në flagrancë teksa iu gjeten atij dhe sekserit të tij, lista votuesish dhe disa milionë lekë në makinën e tij.
Demir Syla drejtues i LSI-së në Pukë
Kujtojmë se ish kryetari i LSI dhe sot Presidenti i Republikes Ilir Meta është shprehur se do ti “presi dorën” kujtdo që merret me shitblerjen e votës.
Mbetet për tu parë sa do zbatohet kjo gjë dhe pse duket se në këtë rast, Presidenti do bëj “një sy qorr e një vesh shurdh”.
AlpeNews.al




