• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nga pronat te korrupsioni në Port/ Dosjet që vodhën autorët në zyrën e prokurorit Shehu
Home
Breaking News

Nga pronat te korrupsioni në Port/ Dosjet që vodhën autorët në zyrën e prokurorit Shehu

25 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vjedhja e zyrave në Prokurorinë e Durrësit dyshohet të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Prokuroria e Përgjithshme dhe Krimet e Rënda kanë dërguar një ekip prokurorësh për këtë ngjarje, që paraprakisht dyshohet se është e lidhur me grabitjen e postierit të 8 majit, në të njëjtin qytet.

Nga verifikimet e para dhe dinamika e vjedhjes, grupi hetimor dyshon se ka të bëjë me vjedhje nga persona, që kanë pasur dijeni për gjithçka. “Se çfarë kanë kërkuar dhe çfarë kanë dashur të vjedhin konkretisht, këtë s’mund ta dimë ende. Por për një gjë jemi të sigurt, që autorët kanë qenë të mirinformuar për gjithçka. Nga e dinin ata se ku ndodhej zyra e prokurorit Afrim Shehu?!

Afrim Shehu, prokurori që i vodhën zyrën
Afrim Shehu, prokurori që i vodhën zyrën
Nga e dinin ata se ku ndodhej serveri i Prokurorisë?! Ata kanë prishur edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Pra, duke e parë në këtë këndvështrim, mendojmë se dikush i brendshëm është pjesë e kësaj vjedhjeje të madhe dhe të paprecedentë. Ne mendojmë se është i njëjti grup kriminal, i cili grabiti pak ditë më parë postën e Prokurorisë”, thanë burime nga grupi hetimor. Objektivi i autorëve të ngjarjes ende nuk dihet me saktësi, por në Prokurorinë e Durrësit po hetohen dosje mjaft të bujshme, që nga dosja “Llalla”, “GinaGashi”, deri te dosja e Ishmit, që kishte të bënte me tjetërsimin e pronave në bregdet.

DOSJET E PROKURORIT

Objekt i bastisjes në Prokurorinë e Durrësit, nga autorë ende të paidentifikuar, ishte zyra e prokurorit që po heton së fundmi skandalin e pronave në Ishëm, por edhe zyrtarë të pushtetit lokal e qendror në këtë qytet. Disa dosje u dëmtuan e të tjera dyshohet të jenë marrë nga autorët e ngjarjes.

Mes tyre edhe fashikuj të çështjeve të rëndësishme nën hetim nga prokurori Afrim Shehu dhe të tjera në zyrën ngjitur me të, të dy oficerëve të Policisë Gjyqësore. Burimet thanë, se mes dokumenteve të vjedhura mësohet se janë shkresa të dosjes hetimore për skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e Ishmit.

Disa shkresa dosjesh të tjera ishin hedhur në kosh dhe ishin lënë në mënyrë të çrregullt në zyrën e prokurorit të Task-Forcës. Ky i fundit po heton abuzimin me pronat në bregdet dhe ka në dorë dosje për disa institucione të rëndë- sishme, siç janë aferat korruptive në Port, Doganë, Bashki, Hipotekë, por çështje të pastrimit të produkteve të veprës penale nga disa grupe kriminale.

HETIMI

Hetimit për grabitjen e ndodhur në Prokurorinë e Durrësit, mund t’i bashkëngjiten edhe dy ngjarje të tjera, që, sipas burimeve, dyshohet të jenë kryer nga i njëjti grup kriminal. E para, është ajo e datës 8 maj, kur u grabit posta e organit të Akuzës, e cila po transportohej nga korrieri. Ndërsa ngjarja tjetër, ndonëse deri dje ishte konsideruar pa rëndësi dhe si një incident i shkaktuar nga fëmijët, është ajo e datës 15 maj në mbrëmje. Policia ishte njoftuar nga disa banorë të zonës se 3 persona po dëmtonin me gurë e sende të forta llambat e ndriçimit në rrugën prapa Prokurorisë.

Burimet thanë se edhe ky veprim mund të jetë i qëllimshëm nga grupi që realizoi vjedhjen. Nga ana tjetër, ndonëse nuk japin detaje, burime nga Policia thanë se në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, deri disa ditë më parë, ndodhej edhe një dosje e rëndësishme hetimore. Por ajo i ishte deleguar Policisë dhe nuk ndodhej në zyrë. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë pikërisht kjo dosje objektiv i grabitësve.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Valbona Selimllari në krye të detyrës, të gjithë sensibilizohen me të
Previous article Partizani dëshironte ta mbante/ Cetkoviç në formacionin e vitit në Mal të Zi

Redaktor2

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT