Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar inspektimet në terren, duke kryer vetem per muajin mars 1718 kontrolle.
Gjate kontrolleve, per gjithe shkeljet qe jane konstatuar, ISHSH ka vendosur 149 masa administrative me gjoba e deri në pezullim të aktivitetit.
Sipas te dhenave, mesohet se ISHSH ka marrë masën e pezullimit të aktvitetit për 8 subjekte, ndërkohë ka vendosur 26 paralajmërime.
Masat administrative janё vendosur pёr shkelje tё rregullave higjieno sanitare, pirje të duhanit në ambiente publike, shitje të alkoolit dhe pijeve energiike për të miturit, mungesë të dokumentacionit higjeno- sanitare, mungesë të licensës për ushtrimin e aktivitetit, ngarkesë mikrobiale të ujit të pijshëm, pengim inspektimi, duke kapur vlerën e 29 710 000 Lekё.
Inspektoriati Shtetёror Shёndetёsor thekson se do te vijoje kryejё inspektime tё vazhdueshme pёr tё garantuar kёrkesat ligjore nё fushёn e shёndetit publik.



