E pamë gjatë gjithë verës së 2017-ës të angazhuar në koncerte, evente, festa, udhëtime dhe mjaft aktiv me videoklipe.
Zakonisht, ata artistë që “sundojnë” një sezon, tjetrin zgjedhin ta bëjnë pushim nga aktivitete të ndrysheme.
Me Capital T ndodh ndryshe… jo vetëm që nuk ka zgjedhur të bëjë pushime, por sapo publikoi këngën e tij më të re, Yoko Ono.
Kënga është në bashkëpunim me Granit Dërgutin, i njohur për duetin e tij me Xhensila Myrtezaj, “Lova”.
Nga titulli mund të mendojmë se ka ndonjë lidhje me stilisten e njohur japoneze, Yoko Ono, por e vetmja lidhje me të është vendi i origjinës.
Në disa sekuenca të videoklipit, Graniti dhe Capital T shfaqen të veshur si dy samurai ninxha dhe nëse do të kujtojmë videoklipin e kaluar, “Uno”, ku shfaqet si çdo personazh vizatimor, besojmë se reperi sapo bëri endrrat e fëmijërisë realitet. /Blitz.al/


