• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga perimet totalisht të gjelbërta tek “tableti” i kuzhinës, këto janë 10 trendet e 2018 (FOTO)
Home
Teknologji

Nga perimet totalisht të gjelbërta tek “tableti” i kuzhinës, këto janë 10 trendet e 2018 (FOTO)

30 December, 2017 g.autor Ekskluzive, Teknologji

Jemi dy ditë larg 2018-ës dhe BBC ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke nxjerrë në pah ndryshimet në mënyrën e të ushqyerit për vitin e ri.

Ky vit pritet që të paraprihet nga ushqime vegane (pra tërësisht të gjelbërta), por nga ana tjetër ndryshimet teknologjike do të jenë mbizotëruese.

Nga makineritë vetëprodhuese, deri tek serat me ajrim të bollshëm këto janë vetëm disa prej anëve të “fshehura” të këtij viti.

BBC na njeh ndërkohë me 10 prej trendeve që priten të jenë “vula” e vitit 2018 në fushën e ushqimit.

Fermentimi, konservimi, dhe gjithashtu pasterizimi do të kalojnë në një fazë tjetër përpunimi. Mendohet se ky vit rezervon shumë anë të reja të tri prej proceseve më të rëndësishme të ushqimeve të konservuara.

Shpërndarja e pjatave që hamë në thuajse çdo rrjet social. 2018 mbetet për t’u parë nëse do të jetë një “boom” i njejtë me vitin që po lëmë pas. Kjo për shkak se shumë njerëz mbarë botën publikonin shpeshherë foto nga ushqimet që konsumonin.

Tendenca për pije joalkoolike do të shënojë një prej ndryshimeve thelbësore në mënyrën e të konsumuarit lëngje. Prodhuesit e lëngjeve thonë se njerëzit akoma dhe më tepër po i drejtohen pijeve joalkoolike, por me esenca të ëmbla. Zakonisht ato konsumohen shumë të ftohta.

Ushqimi i “çuditshëm” hauajan. Banorët e ishujve Hauai konsumojnë një mëngjes të rëndshëm, me mish dhe me një sallatë me shumë kalori. Kjo mënyrë e të ngrënit mëngjes i ka afeksionuar shumë edhe të huajtë të cilët kanë marrë si ide edhe për veten e tyre.

Format e reja të perimeve. ‘Timut’ është speci i ri i cili vjen nga zonat e ftohta të Nepalit dhe që ka një shije të veçantë, por edhe formë të shumëllojshme. Ai do të përdoret edhe për pije të ndryshme joalkoolike.

Çajrat specifikë. Lajm i mirë për të gjithë dashamirësit e pijes shekullore të çajit. Në 2018 do të nisin të hapen në shumë vende pika shpërndarëse të çajrave të ndryshëm. Kjo do të rrisë turistët, por edhe konsumatorët e çajit.

Ushqimi vendas. Shumë prej nesh nuk i pëlqejnë perimet të cilat janë të “deformuara” në pamjen e parë, por kanë një shije shumë të mirë. 2018 do të sjellë një rritje të konsumit të këtyre ushqimeve.

Mishi grek ‘HEME’. Teknikat e reja të teknologjisë ushqimore kanë sjellë një mënyrë të re për përpunimin e mishit. Ky që po shihni në figurë është mishi ‘heem’ i cili vjen nga fermat e shtetit tonë fqinj Greqisë.

Aty po bëhet e pamundur që të prodhohet një lloj mishi më i shëndetshëm se ai i cili nuk përpunohet. Dukshëm 2018 mund të jetë viti i këtij produkti.

Kulturat bujqësore totalisht të gjelbërta. Selino, avokado, sallata jeshile, brokoli, karrota, qepa, kuinoa, artiçoka dhe shumë perime të tjera do të mbeten të jenë në krye të dietave kryesore të nutricienëve dhe vetë dietologëve.

Teknologjia e re e interaktivitetit me kuzhinën. Nëse keni një nga modelet e fundit të kuzhinave atëherë me patjetër do të keni edhe një tablet i cili ju jep mundësië që të kontrrolloni çdo gjë që keni në duar.

Nga furra tek frigoriferi, të gjithë elektroshtëpiaket mund të kontrrollohen më lehtë me anën ose të një pulti inteligjent, ose të nje tableti specifik për manaxhimin e punëve në ambjentin e gatimit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 6 këngët dy-gjuhëshe që provuan se muzika latine ishte “Mbreti” në vitin 2017
Previous article Largimi i "Sheraton"-it/ Berisha zbulon shkakun, nxjerr emrat dhe interesat mafioze

g.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët Aktualitet

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT