• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA PËRGJYSMIMI I TARIFAVE TEK PUNËSIMI/ Çfarë parashikon Pakti për Universitetin
Home
Sociale

NGA PËRGJYSMIMI I TARIFAVE TEK PUNËSIMI/ Çfarë parashikon Pakti për Universitetin

19 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Draft-Pakti për Universitetin u prezantua sot, në një takim me studentë, rektorë, dekanë e pedadogë në një nga sallat e Art’Turbina, në Tiranë.

Në nisje të prezantimit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini theksoi se “ky është një draft fillestar që është i hapur për çdo mendim e koment të studentëve, por ai shërben si pikënisje për një dialog gjithëpërfshirës me studentët”.

Konkretisht, qeveria i është përgjigjur kërkesës së parë të studentëve, që ka të bëjë me përgjysmimin e tarifës së studimit, madje ka shkuar edhe më tej, duke zgjeruar fashën e studentëve që përfitojnë reduktimin me 100% të kësaj tarife, si dhe duke zgjeruar fashën e studentëve që përfitojnë bursa nga shteti.

Këtu përfshihet edhe ndryshimi që u bë në përcaktimin e kategorisë së studentëve ekselentë, e cila u zgjerua duke përfshirë studentët me notën 9 dhe 10.

Sa i takon përmirësimit të kushteve në konvikte janë parashikuar rreth 300 milionë lekë shtesë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën e konvikteve për vitin 2019. Me investimet e reja, që po kryhen me financimin e KfW, përveç përmirësimit të kushteve të konvikteve, kapaciteti akomodues mund të ulet me 12 mijë studentë, ose të rritet në 15 mijë studentë, në varësi të standardeve hapësinore për student që do të përcaktohen.

Po ashtu, nëpërmjet financimit prej 16.8 milionë euro nga Qeveria gjermane do të mundësohet rehabilitimi i një numri maksimal prej 13 ndërtesash të rezidencave studentore universitare në Tiranë, nga 37 ndërtesa që përllogariten të jenë në total, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës së rreth 2900 studentëve.

Sa i takon transparencës me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-të, gjithçka do të publikohet online në portalin e transparencës dhe të trajtimit të ankesave.

Lidhur me rritjen me 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në Senatin Akademik, në draft propozohet hapja e zgjedhjeve për Këshillat Studentorë dhe Monitorimi i Komisioneve të Përhershme dhe përfaqësimi në të i studentëve në përputhje me statutin.

Sa i takon transparencës me titujt akademikë, është miratuar Vendimi nr. 777, datë 26.12.2018 i Këshillit të Ministrave “Për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore”.

VKM për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve, ndër të tjera në të parashikon: krijimin e arkivit dixhital të doktoraturave pranë MASR, ndërsa ministria përgjegjëse për arsimin do të dorëzojë raportet e kontrollit dixhital antiplagjiaturë pranë IAL-ve respektive.

Lidhur me kërkesën e 5-të për numër të barabartë votash në Bordet e Administrimit, është miratuar VKM-ja ku parashikohet shkarkimi i të gjithë anëtarëve të bordeve të emëruar nga MASR. Emërimet e reja do të bëhen më një proces të hapur dhe me vëmendje publike dhe njëri prej anëtarëve që emërohet prej MASR do të vijë propozim nga studentët, por do të jetë figurë publike në përputhje me ligjin, etj.. Po ashtu, senatet ligjërisht janë të lirë, që ndër vendet që ata kanë në Borde, të propozojnë një prej studentëve anëtar Senati, apo drejtues të Këshillit Studentor.

Sa i takon Kartës së Studentit parashikohet miratimi i 2 akteve nënligjore brenda shkurtit 2019, si dhe lëshimi i Kartës për çdo student të regjistruar në vitin akademik 2019-2020.

Lidhur me kërkesën e 7-të për ndërtimin e bibliotekave me standarde europiane po vlerësohen mundësinë e implementimit të bibliotekave elektronike, për të cilat MASR do të akordojë një fond buxhetor të veçantë.

Sa i takon vlerësimit të performancës në mësimdhënie do të aplikohet instrumenti i kontrollit dhe vlerësimit studentor të performancës së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të personelit akademik përmes Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS). Brenda shkurtit 2019 do të bëhet ngritja e grupeve të punës që do realizojnë procesin e vlerësimit, ndërsa në mars 2019 do të hartohet metodologjia dhe instrumentet e Sondazhit Kombëtar të Studentëve.

Lidhur me kërkesën 9-të për transparencë në vendimmarrje, përveç miratimit të 2 VKM-ve në ndihë do të vijë edhe portali elektronik për ndjekjen e denoncimeve dhe ankimimeve të studentëve.

Sa i takon kërkimit shkencor, përtej rritjes së subvencionimit për mbështetjen e studentëve (ulje efektive e tarifave), qeveria angazhohet edhe për rritjen e financimit për arsimin e lartë, duke synuar arritjen e mesatares së vendeve të rajonit deri në vitin 2023, si dhe përfundimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve mes IAL-ve dhe fakulteteve të tyre me ministritë e linjës, që mundësojnë bashkëpunimin në vazhdimësi me qëllim financimin e cilësisë së kërkimit shkencor.

Për nxitjen e punësimit të studentëve, qeveria ka miratuar tashmë 4 VKM që parashikojnë punësimin e studentëve ekselentë në administratën shtetërore.

Sa i takon stazheve dhe praktikave profesionale, drafti parashikon përfshirjen e ministrive, agjencive, por edhe shoqërive publike në varësi të Këshillit të Ministrave, si dhe mundësinë e shtrirjes së praktikave edhe në bashkitë dhe institucionet e pavarura.

Dhe së fundi, lidhur me pikën 13 në draft që ka të bëjë me Kampusin Universitar të Tiranës parashikohet ngritja e Grupit Ndërinstitucional të Punës (GNP) për vlerësimin e gjendjes dhe propozimin e masave për përmirësimin e infrastrukturës së Kampusit Universitar të Tiranës, me qëllim përshtatjen dhe zgjerimin e mjediseve universitare për ushtrimin e veprimtarive akademike e social-kulturore, krijimin e bibliotekës studentore dhe kryerjen e aktiviteteve të tjera në funksion të studentëve.

GNP është i ngarkuar që brenda datës 31 mars 2019 të paraqesë raportin përfundimtar për hapat që do të ndërmerren, me qëllim jetësimin e projektit për Kampusin Universitar të Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR TRE VJET/ Uversiteti i Arteve, bashkëpunim me Tito Schipa
Previous article PARTIZANI ENDE PA BOMBER/ Ja arsyeja pse po vonohet sulmuesi i ri

F.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRANTËVE/ SPAK zgjeron hetimet edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit: Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe… Aktualitet

PAGAT E MAGJISTRANTËVE/ SPAK zgjeron hetimet edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit: Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe…

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara Aktualitet

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT