• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA
Home
Jetë

NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

19 July, 2026 s.autor Jetë

Influencuesi kontrovers Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan Tate, janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi autoritetet britanike ngritën akuza të reja penale ndaj tyre dhe kërkuan ekstradimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) njoftoi se ndaj Andreu Tate janë ngritur shtatë akuza të reja për përdhunim, si dhe akuza të tjera që lidhen me trafikim njerëzor dhe vepra të tjera penale.

Ndërkohë, Tristan Tate akuzohet për një rast të sulmit seksual, dy raste përdhunimi dhe tre raste të organizimit ose lehtësimit të trafikimit për shfrytëzim seksual. Sipas autoriteteve britanike, veprat e dyshuara janë kryer gjatë periudhës nga korriku i vitit 2010 deri në gusht të vitit 2017. Me këto akuza të reja, numri i viktimave të pretenduara në këtë çështje ka arritur në shtatë.

Shërbimi i Marshalëve të SHBA-ve konfirmoi arrestimin e vëllezërve Tate, ndërsa Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se ndalimi i tyre është kryer në kuadër të procedurave të ekstradimit të kërkuara nga autoritetet britanike.

Avokati i tyre, Joseph McBride, deklaroi se Andreu dhe Tristan Tate janë të pafajshëm dhe i cilësoi akuzat si të motivuara politikisht. Ai tha se çështja është ngritur për t’iu kundërvënë një padie për shpifje që vëllezërit kanë paraqitur në SHBA, duke shprehur bindjen se ata do të lirohen pasi, sipas tij, faktet do të shqyrtohen nga gjykata.

Në maj të vitit 2025, prokurorët britanikë kishin konfirmuar se Andreu Tate përballet me gjithsej 21 akuza penale, ndërsa Tristan Tate me disa akuza të rënda, për ngjarje që pretendohet se kanë ndodhur mes viteve 2012 dhe 2016. Në vitin 2024, policia e Bedfordshire kishte siguruar urdhër-arreste evropiane për kthimin e tyre nga Rumania, ku ata ndodheshin nën hetim për çështje të tjera penale.

Vëllezërit Tate kanë mohuar vazhdimisht çdo akuzë ndaj tyre. Tashmë pritet vendimi i autoriteteve amerikane lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku do të përballen me procesin gjyqësor për akuzat e ngritura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSIA GODET UKRAINËN ME SULME AJRORE/ Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev
Previous article HUMBËN ORIENTIMIN NË MALIN E ÇIKËS/ Policia u vjen në ndihmë pesë turistëve gjermanë

s.autor

Postime të ngjashme

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë! Jetë

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë!

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT