• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA “PARTIA DIXHITALE” TEK “ANËTARËSIMET E REJA”/ Programi i ASAMBLESË së PS për 7 shtatorin. Çdo individ drejt…
Home
Shqipëri

NGA “PARTIA DIXHITALE” TEK “ANËTARËSIMET E REJA”/ Programi i ASAMBLESË së PS për 7 shtatorin. Çdo individ drejt…

4 September, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Kryesia e PS, e mbledhur dje paradite nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama, përcaktoi axhendën e aktivitetit politik të saj me fokus zgjedhjet për pushtetin vendor 2019.

Pritet që në Asamblenë Kombëtare që do të mbahet ditën e premte, më 7 shtator, të kemi ndryshime në sekretariatin ekzekutiv, ku, përveç emrave, do të ketë dhe rregullime të funksioneve të tyre.

Burime pranë kryesisë socialiste thanë, se gjatë mbledhjes së djeshme, nuk është folur për ndryshime në qeveri edhe pse lëvizja e ministrave mbetet kompetencë ekskluzive e Kryeministrit Rama. Por, do të jetë koordinatorja kombëtare për bashkëqeverisjen me qytetarët, Elisa Spiropali, e cila, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, do të paraqesë Raportin Kombëtar të Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018. Por në mbledhjen e së premtes të Asamblesë Kombëtare, do të ketë dhe një raport mbi llogaridhënien publike të qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”, ku çdo ministër është ballafaquar me grupet e qytetarëve dhe shqetësimet që janë shprehur në to.

BASHKIAKËT

Kryesia e PS miratoi dhe axhendën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila në qendër do ketë punën e çdo kryebashkiaku dhe Këshilli Bashkiak dhe strategjinë e kësaj partie në këto zgjedhje. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kreu i grupit të punës për analizën e punës së çdo bashkie, Ilir Beqja, do të prezantojë raportin ku janë marrë parasysh realizimi i programit për çdo bashki, investimet, shërbimet e ofruara për publikun, punën e administratës, mbledhjen e të ardhurave, por dhe shpenzimet.

Mësohet se në raport ka kritika për shumë bashki, por dhe vlerësime për disa nga bashkitë kryesore që kërkohen të merren si standarde të punë së të zgjedhurve socialistë. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore, PS do të nisë Fushatën Kombëtare “E gjithë vëmendja te Ju”, ku kryebashkiakët do të kalojë nëpër të gjitha njësitë vendore që përfshin bashkia e tyre për të dhënë llogari para qytetarëve. Do të jenë këto takime, që do të matin dhe aprovimin ose jo të punës së çdo bashkiaku.

Gjithashtu, asambleja do të miratojë dhe udhëzimin për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019. Në funksion të një fitoreje të pastër në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, PS do të ngrejë një rrjet të mirorganizuar të strukturës së saj elektorale.

PARTIA

Por jo vetëm kaq; socialistët do të nisin dhe një analizë të strukturave të PS, ku pritet që disa nga drejtuesit e saj në degë të largohen për shkak të performancës së dobët të tyre. Kjo do të çojë në zgjedhje të reja në PS përmes parimit “një anëtar, një votë”. Por, kryesia e PS ka vendosur që të hapë një fushatë për të shtuar radhët e saj. “Partia Socialiste e hapur për Ty”, do të jetë fushata për të regjistruar më shumë se 30 mijë anëtarë të rinj në PS deri në fund të këtij viti.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Taulant Balla, pritet të paraqesë raportin mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të kësaj legjislature, kryesisht në procesin legjislativ, por dhe të kontrollit të qeverisë, përmes interpelancave dhe takimeve të ministrave me komisionet parlamentare. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, u kërkua nga grupi strategjik për zgjedhjet lokale, në përbërje të të cilit janë Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Erion Veliaj dhe Gramoz Ruçi, që të finalizohet strategjia e PS për zgjedhjet vendore 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ZJARIT TË FUQISHËM NË BRAZIL/ Ja çfarë ka mbetur nga muzeu 200-vjeçar që u shkrumbua nga flakët në Brazil
Previous article SONDAZHI/ Pendohen britanikët, 2.6 milionë votues ndryshojnë qëndrimin mbi Brexit

g.autor

Postime të ngjashme

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT