Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se qeveria shqiptare po i fsheh shqiptarëve të vërtetën mbi përhapjen e pandemisë së COVID 19.
Përmes një konference për shtyp, ai u shpreh se pas gati dy muajsh izolim vendi ka të njëjtat raste si në ditën e dytë të pandemisë.
Sipas Vasilit, pandemia kërkon në radhë të parë të kontrollohet dhe në radhë të dytë kërkon çdo mjet dhe çdo mundësi kufizimi për evitimin e përhapjes së saj.
Vasili thekson se Shqipëria ka shpikur në vend të kurbës që tashmë e ka çdo vend i botës me ngjitje dhe zbritje, ka këtë kurbë sharrë, e cila nuk ka fare të bëjë me mënyrën se si pandemitë duhet të ndiqen
Deklarata e plotë:
Jemi së bashku në këtë komunikim sërisht për problemin e pandemisë dhe për mënyrën se si po administrohet kjo pandemi, që për fat të keq, ka hyrë tërësisht në rrugën e spontanitetit, ndërhyrjeve të improvizuara, të fragmentuara që ecin me logjikën e ditës dhe me asnjë perspektivë afatgjatë dhe të përballimit serioz të pandemisë.
Së pari jemi të detyruar të pohojmë qartë dhe prerë që qeveria shqiptare ka adaptuar një hiç strategji, thjesht një improvizim të ditës, e cila lëviz nga mëngjesi në drekë dhe nga dreka në pasdite, e nga pasditja në darkë, e cila nuk i jep asnjë përgjigje konkrete pandemisë. Pandemia kërkon në radhë të parë të kontrollohet dhe në radhë të dytë kërkon çdo mjet dhe çdo mundësi kufizimi për evitimin e përhapjes së saj. Shifrat e ditës së sotme pas shumë javësh kufizimesh drastike, kemi të njëjtat shifra siç kemi pasur ditën e 2 të pandemisë. Është e qartë që Shqipëria po tregon për shkak të mungesës së testimeve, që nuk bëhen për të fshehur të vëretëtn e pandemisë, një e vërtetë që u takon ta dinë qytetarët në mënyrë që të kenë mundësi të mbrohen, të njohin shkallën e problemit. Shqipëria ka shpikur në vend të kurbës që tashmë e ka çdo vend i botës me ngjitje dhe zbritje, ka këtë kurbë sharrë, e cila nuk ka fare të bëjë me mënyrën se si pandemitë duhet të ndiqen.
Qytetarë ju e kuptoni shumë mirë që Shqipëria nuk mund të vlerësojë në rast se kurba zbret apo nuk zbret, sepse nuk bëhen testime. Ndjekja është tërësisht një ndjekje aprofesionale, të gjitha përbetimet për masat e marra në mënyrë të jashtëzakonshme, janë përbetime pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, janë thjeshtë improvizime.
Të gjithë ata që thonë që situata është nënkontroll dhe për fat të keq ka dhe profesionistë që e thonë këtë gjë, për fat të keq dhe për turpin e tyre nuk kanë në duar asnjë lloj materie shkencore për ta vlerësuar këtë gjë por thjesht flasin për pandemi sikur të ishte një horoskop dhe jo më një vlerësim shkencor i cilin prodhon pasoja të jashtëzakonshme për jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve.
Të gjithë ndërhyrjet që keni vënë re kanë qenë pa asnjë sens me fasha dhe orare të ngushta që krijojnë dëndësi dhe grumbullime të mëdha të cilat nuk e kufizojnë por e përhapin pandeminë.
Gjetja e vatrave të reja, vazhdimisht të reja pra në mënyrë krejtësisht spontane dhe të pakontrolluar nuk është shenjë e kontrolli të pandemisë por është e kundërta dhe sërisht u bëj një thirrje profesionale të gjithë profesionistëve të cilët janë në trysninë e qeverisë së paku heshtje dhe mos ndyni profesionin tuaj me deklarata boshe të cilat janë në dëm të shëndetit të njerëzve.
Nuk mund të shkelet profesioni për shkak të urdhërit politik apo hallit politik të Edi Ramës.
Përsa i përket vendimeve të marra ju e dini dhe e keni dëgjuar propozimin për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe të shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të nderuar qytetarë ka qenë një masë shumë e vonuar.
Sipas qeverisë rasti i parë ka qenë me 8 Mars paçka se rastet e para kanë qenë më përpara se kaq por të qëndrojmë te data 8 Mars qeveria po vet e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme vetëm me 24 Mars pra më shumë se 2 javë më pas pra 2 javë e gjysëm drejtoi këtë situatë në vend pa ligje pa kushtetutë, i shkeli ato dhe pas 2 javësh shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Tani që qeveria po bërtet dhe po thërret që të kemi situatën nënkontroll kërkon të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe çdo shqiptar normal pyet pse?
Cila është arsyeja? Ose kanë fshehur realitetin dhe vazhdojnë ta fshehin këtë realitet ose e duan vetëm për qëllime politike, për të shtypur të gjitha liritë e shumta politike të cilat janë suprizuar në këtë kohë dhe për ta mbajtur vendin në tension psikologjik duke iu përmbajtur tezës të zvarritemi sa të zvarritemi duke blerë ditë politike duke blerë ditë juridike që të shtyjmë ca orë më shumë.
Qeveria mund të dojë të shtyj orë sa të dojë por do të përgjigjet një më një për këtë menaxhim të papërgjegjshëm të pandemisë në të gjitha kuptimet e veta, me të gjitha mungesat e jashtëzakonshme që e shoqëruan, me mungesën totale të përgatitjes për ta, pasi rasti i parë i pandemisë e gjeti personelin shëndetësor pa mjete mbrojtëse, skandalet kanë qenë të tilla saqë edhe mjetet mbrojtëse të atyre që shërbejnë në spitalin infektiv rezultojnë me vite të tëra të skaduara, pra e gjeti pa respiratorë, pa veshje mbrojtëse, e gjeti vetëm me sugjerimet e qeverisë që prisni çarçafët i tha mjekëve dhe bëni maska ose merrni raki nga shtëpia të dezinfektoni duart.
Ky nuk është menaxhim, ky është ti lësh gjërat rastësisë, berihajit, të dalë ku të dalë apo më keq akoma, nuk dua ta besoj që ndonjë nga profesionistët, bashkë profesionistët, kolegët tanë, t’i ketë sugjeruar qeverisë që zvarritu sa të zvarritesh se virusi do të bëjë punën e vet, do të dobësohet dhe do të iki.
Pra, ti lëmë shqiptarët pa mbrojtje, pra nuk ishte nevoja për autoblindat e qeverisë, as për sirenat e policisë që binin në orën 13:00 ose në 17:30, por kishte nevojë për masa konkrete që fillonin në radhë të parë tek testimi dhe ndërtimi i një strategjie të funksionimit të strategjisë për ndjekjen e pandemisë dhe strategjisë për ndjekjen e të gjithë patologjive të tjera, ku shumë të sëmurë nuk kanë mundësi për shkak të kufizimeve me javë të tëra, të sëmurë kronikë të merrnin në kohë dhe me cilësinë e duhur ndihmën mjekësore duke mos harruar që këto sëmundje kanë qenë me peshë madhore në shëndetin publik dhe një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë, s‘ka asnjë strategji apo një plan të caktuar se si ri starton i gjithë sistemi shëndetësor.
Mungesa e transparencës është skandaloze, tenderat sekret dhe në emër të shëndetësisë të cilat u bënë publike me çmimet e një hajdutërie të padëgjuar janë një faj i rëndë penal, por dhe një mëkat shumë i madh moral për grabitqarët që nuk kursejnë, por përdorin edhe pandeminë për tu grabitur dhe për tu pasuruar. Në mënyrë përfundimtare nga pikëpamja shkencore dhe pikëpamja teknike, të gjitha parametrat profesionale të ndjekjes së pandemisë kanë munguar totalisht. Shqipëria nuk ka pasur kurrë një menaxhim të tillë kaq të dobët, kaq të paaftë, kaq të fragmentuar, kaq spontan, një menaxhim që ka arritur të ketë kurajën e çmendur që të vërë në diskutim edhe autoritetin dhe masat e kërkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që ka qenë testim, testim, testim dhe ka të papërgjegjshëm, njerëz që kanë shkelur mbi profesionin dhe mbi diplomat e tyre dhe thonë nuk ka rëndësi se çfarë thotë OBSH. Këta njerëz që falsin me këtë gjuhë kundër shkencës, po të flasësh kundër shkencës do të thotë të flasësh kundër shëndetit të njerzve, quhen maskarenj professional. Ka dhe maskarenj politik, por ka dhe maskarenj prfesional.
Sot është koha që ato, të cilat janë strategjitë që gjithë bota i ka pranuar si të tilla për përballimin e një problematike goxha serioze siç ishte pandemia asnjë llojë improvizimi nuk do të ishte i lejuar dhe asnjë improvizim nuk do të ishte i toleruar pasi dita e gjykimit është shpejt dhe është tek pragu i derës.
Pra të nderuar qytetarë respektoni distancat sociale, repsektoni të gjitha rregulalt e forta të higjenës përsonale tuaja. Bëjeni dhe zgjidheni ju këtë çështje me përgjegjshmërinë tuaj dhe mos u shpërqendroni nga të gjitha ato fjalë, ato mësazhe, ato makbritete varresh që nxjerr kryeministri nga goja, por besojuni profesionistëve të ndershëm dhe sigurisht që do ta lëmë pas këtë pandemic. Do ta kishim lënë pas sigurisht shumë më shpejt pa këtë ddëm të tmerrshëm ekonomik, moral dhe psikologjik. Pasi dëmi psikologjik dhe moral ka arritur nivele të tilla, pasojat e së cilës do t’i shohim dhe do t’i lexojmë më pas se do të jenë jo të vogla, do të jenë shumë serioze, por për të zgjidhur këtë, ky slidaritet midis njëri tjetrit është e vetmja zgjidhje.
Sytë pra të nderuar qytetarë nga njëri tjetri. Për fat të keq qeveria na ka lënë vetëm me apaaftësinë, me kapjen dhe me korrupsionin e saj. Por sigurisht sikurse dhe në situata të tjera ku duke qenë krah për krah me njeri tjetrin dhe duke besuar pikërisht informacionin më të mirë professional, sigurisht që do të ecim përpara në kapërcimin e saj, por njëkohësisht nuk do të harrojmë të kërkojmë llogari se përse qeveria na la vetëm dhe pse e përdori dhe e shpërdori pandemine, po e them sërish dhe po e mbyll këtu koferencën e shtypit, për zvarritjen e saj politike.
Faleminderit të nderuar qytetarë!