• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA NESËR HYN NË FUQI/ Ç’është “41 biss” ose regjimi i burgut të egër
Home
Breaking News

NGA NESËR HYN NË FUQI/ Ç’është “41 biss” ose regjimi i burgut të egër

29 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga nesër në burgjet shqiptare do të aplikohet regjimi i posaçëm “41-bis”. Prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero De Raho deklaroi sot në një konferencë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë se këto masa do të sjellin rezultate konkrete në goditjen e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Por çfarë është regjimi “41-bis”?

Për herë të parë të parë në Itali termi “41-biss” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovani Falcone dhe Paolo Borselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian. Por burgjet shqiptare nuk kanë kushte për të plotësuar standardet e ‘41 biss’, dhe autoritetet janë përpjekur të përshtasin këtë lloj regjimi me atë që parashikon ligji shqiptar. Ky ligj u miratua me 76 vota në seancën palamentare të 21 dhjetorit 2018 dhe pritet të hyje në fuqi këtë të mërkurë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi sot se këtij regjimi do i nënshtrohen 270 të dënuar ose që janë në proces gjykimi që dyshohet se mbajnë kontaktet me botën e krimit jashtë hekurave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Kush janë "yjet" e futbollit që kanë shënuar më shumë penallti: Nga Messi tek...(FOTO)
Previous article E PAZAKONTË/ Shkon në funeral, por… bie mbi arkivolin e gruas

F.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT