Qëkur Kryeministri Rama nisi turin e llogaridhënieve në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë shprehur hapur shqetësimet e tyre, dhe në fund kanë marrë një zgjidhje të drejtpërdrejtë.
Ndoshta akoma më të mirë nga ajo që mund të prisnin nga “rrëfimi” tek Kryeministri i vendit.
Llogaridhënia u mbyll në qytetin e Korçës ku tre individë morën përgjigje direkte pozitive për shqetësimet e tyre.
Lajmi për Llogaridhënien në Korçë.
Por le të kthehemi pak pas në kohë dhe të listojmë disa prej momenteve kyçe ku gjithë nisma për të zgjidhur problemet me Kryeministrin mori “jetë” nga një emision i të dielave me Ardit Gjebrenë.
Mjaftoi episodi special i 31 Dhjetorit të kaluar që Kryeministri të lotonte si pavetëdije nga historia aq e trishtë e djalit 9-vjeçar Leos. I veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, Rama nuk e dinte se do të ishte “asi i fundit” për zgjidhjen e Leos, djalit të mbetur që prej lindjes në karrocë me rrota e që nuk mund të ecte.
Nëse nuk do të mjaftonte historia e Leos, Erglisa do të ishte një rrëfim nga ato që të bëjnë të reflektosh për mentalitetin që kanë shqiptarët në procesin e punësimit. E trajtuar si mos më keq në vendet ku kishte punuar (madje i ishte bërë edhe propozimi si fshesaxhie) Erglisa sot është pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.
Por nuk u mbyll me kaq. Ndoshta Ardit Gjebrea ishte “orakulli” i nisjes së turit nëpër qytetet e Shqipërisë për të takuar njerëz me halle, apo me probleme nga më të ndryshmet që do të bëntë dy muaj më vonë Rama. Pas një mbledhjeje të Qeverisë, kryeministri i vendit vendosi që të nisë një varg udhëtimesh ku do të dëgjonte të gjithë ata që “nuk kishin zë” për t’u dëgjuar tek të tjerët.
Disa nga rastet që Rama ka hasur në turin e llogaridhënies.
Në Lushnje Rama u premtoi qytetarëve ndërtimin e rrugës së Karbunarës.
Ja DIALOGU me qytetarin:
Qytetari: Ajo rruga e Karbunares ku ka shkuar. Po ta pyesësh zotin Gramoz na e ka premtuar që do bëhet. E dyta uji është ndarë në 3 pjesë. Të shërbesh në parcel nuk shërben dot. E fundit është Tri Urat me punë e pensioneve. Është 100 hektarëshi që ka marrë italiani kanë kaluar tre sisteme në dorë të ndryshme dhe nuk jepet një zgjidhje.
Rama: Nga këto që the gjëja që më takon mua është të mbaj fjalën e Gramozit. Të tjerat i takojnë bashkisë. Për rrugën që i ke thënë Gramozit ka marrë fund do bëhet.
Në Kurbin Rama diskutoi zgjidhjen për rritjen e medikamenteve që do të rimbursohen.
Kam mbi 5 vjet që kurohem për mëlçinë e zezë. Unë e marr ilaçin me gjysëm rimbursimi 60 mijë lekë. Këtë radhë kjo ishte bërë 215 mijë lekë. Por kaq unë nuk e marr dot”, ishte ankesa e qytetarit.
Kryeministri iu përgjigj, “ka disa ditë që është miratuar lista e re e barnave të rimbursueshme edhe ka pak konfuzion, por është duke u shpjeguar përditë. Bashkërisht pas mbledhjes do ta sqarojmë konkretisht për ilaçin konkret që të jap përgjigje të saktë”.
Në Librazhd, Rama zgjidhi problemin për pensionistët që nuk ua janë deklaruar të gjitha vitete punës.
Z.Hysni Hidri nga Librazhdi, i sëmurë nga zemra me tre by-pass, doli në KEMP si invalid, por sigurimet shoqërore nuk i njihnin 31 vite pune. Dhe pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes gjeti zgjidhje.
Por nuk mungojnë edhe batutat.
Në Gjirokastër Rama shkëmbeu disa fjalë që në fund morën zgjidhje konkrete për gruan që u ankua.
Qytetarja: Unë jam njëra nga banoret e dëmtuara nga pallati
Rama: Tani mos e zgjat, e përfundojmë para se të fillojë dimri
Qytetarja: Më kanë hequr dritat prej 6 muajsh, ka mbetur puna të gjykata e lartë?.
/AlpeNews.al


