• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga Meta e Basha, tek gazetarët e tyre: Gjashtë skandalet publike të një vrasje politike
Home
Politikë

Nga Meta e Basha, tek gazetarët e tyre: Gjashtë skandalet publike të një vrasje politike

21 April, 2021 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

Sot është vrarë Pjerin Xhuvani, një 56 vjeçar në Elbasan, dhe janë plagosur katër persona të tjerë vetëm për arsye politike.

Ende janë të pazbardhura rrethanat e këtij krimi makabër, që i mori jetën një personi dhe rrezikon ende jetën e 4 të tjerëve, por deri tani dihet se thelbi i shkrepjes së armëve ka qenë thjesht e vetëm për arsye politike.

Truproja e kreut politik të PD-së për Qarkun e Elbasanit, Arbër Papleka, ka marrë përsipër vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në deponimin e parë që ka bërë në polici, të cilin e ka motivuar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Pra ka ndodhur një kasaphanë e vërtetë në mes të një qyteti si Elbasani, në mes të ditës, ku njerëz që dalin nga një furgon që ka logon e Partisë Demokratike, kanë përdorur armët e zjarrit dhe kanë marrë jetën e një personi, si dhe është tentuar marrja e jetës e 4 personave të tjerë.

Kjo është ngjarja e Elbasanit sot.

Skandali i parë që ka ndodhur me këtë ngjarje dhe që është uluritës, është se panelistë që e quajnë veten “gazetarë” pranë partisë së Ilir Metës, janë marrë me biografinë e viktimës, duke mos raportuar asgjë mbi ngjarjen reale, mbi autorin dhe motivet që mund të mësoheshin shpejt e shpejt.

Skandali i dytë ka ndodhur me dy analistë që ndodheshin në një studio, si Artur Zheji dhe Fatos Lubonja, të cilët nuk kanë dënuar këtë vrasje të pastër për motive politike, por përkundrazi e kanë justifikuar një krim si pasojë normale, e jo si vepër e pastër penale me pasojë marrjen e jetës së njeriut.

Skandali i tretë është se ndërkohë që ka ndodhur ngjarja, Ilir Meta është prononcuar, por nuk ka ngushëlluar familjarët e viktimës, nuk ka dhënë asnjë mesazh për të ndalur dhunën, por ka nxitur tensionin duke akuzuar Prokurorinë si të lidhur me PS-në.

Skandali i katërt ishte prononcimi në të nxehtë i kreut politik i PD-së për Qarkun Elbasan, i cili, kur ka qenë në dijeni të një vrasje, edhe pse në kushte të mjergullta nuk dha asnjë mesazh për qetësi, por ka hedhur benzinë në zjarr, duke pasur në dorë shkrepsen për ta ndezur.

E pakta, pasi bëhet fjalë për një njeri të afërt të tij, ai duhet të hidhte ujë në zjarr.

Skandali i pestë është se lideri i Partisë Demokratike, nuk ka dhënë asnjë mesazh publik kur ka pasur një vrasje prej një pjesëtari të partisë së tij.

Fshehja e Lulzim Bashës është totalisht e pajustifikueshme, sido që të jenë rrethanat, ai është i pari që duhet të fliste për të qetësuar situatën.

Skandali i gjashtë është natyrisht presidenti i Republikës, që dy herë ka folur për ngjarjen dhe dy herë e ka injoruar atë.

Është vrarë një njeri sot, e janë plagosur 3 të tjerë.

Media duhet të flasë për vrasësin dhe rrethanat e krimit.

Motivet le ti gjejë Prokuroria, por njerëzut duan të dijnë faktet e jo komentet e shërbëtorëve politikë në panele…

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Si po përpiqen mediat pranë opozitës të shesin një punonjës të Gardës së Republikës, si të ishte Xhuvani
Previous article KORONAVIRUSI/ Mbi 13 mijë të infektuar nga Covid-19 në Itali, humbin jetën 364 persona

F.autor

Postime të ngjashme

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT